Polonia ndalon hyrjen e gazetarëve në kufirin me Bjellorusinë

01/12/2021 02:44

Presidenti polak Andrzej Duda nënshkroi sot një ligj që kufizon qasjen për organizatat humanitare dhe gazetarët në kufirin me Bjellorusinë, ku po ndodh kriza e emigrantëve.

Ligji është një goditje për partitë opozitare, të cilat mbrojnë qasje të pakufizuar në media. Sipas gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u shpall në kufi në shtator, ajo skadon në mesnatë, mediave dhe organizatave humanitare u ndaluan plotësisht qasja, përcjell Reuters.

Opozita polake pretendon se qëllimi i ndalimit është mbulimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut, ndërsa qeveria thotë se masat kufizuese janë të nevojshme për arsye sigurie. Sipas rregullave të reja, ministri i brendshëm mund të kufizojë hyrjen në zonën kufitare, pas konsultimit me kreun e shërbimit kufitar.

Megjithatë, gazetarët dhe OJQ-të mund të hyjnë në bazë të vendimit të drejtuesve të kontrollit vendor të kufirit. Ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski tha se do të urdhëronte një ndalim të përkohshëm të hyrjes në zonën përreth kufirit.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Minskun për provokim të krizës së emigrantëve për shkak të sanksioneve që janë vendosur. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka akuzuar BE-në për provokim të qëllimshëm të një krize humanitare në kufi.

Top Channel