Makinat e djegura bllokojnë rrugët mes protestave anti-vaksinime në territorin francez Guadalupe (fotot)

30/11/2021 21:19

Automjete të djegura ende bllokojnë rrugët në kryeqytetin e Guadeloupe, ishullit francez ne detin e Karaibeve, pas revoltes disa ditore kundër kufizimeve dhe vaksinimeve të Covid-19.

Në ishull mbërriti sot ministri francez për territoret e jashtme, me qëllim ndalimin e më shumë se një javë protesta të dhunshme anti-qeveritare.

Ministri Sebastien Lecornu tha për gazetarët se negocjatat në Guadeloupe janë bllokuar te çështja “e domosdoshme” që “sindikatat e punëtorëve të  dënojnë dhunën e protestave”.

Ai shtoi se diskutimet nuk do të jenë të mundura për sa kohë që sindikatat nuk dënojnë “tentativat e vrasjes” ndaj forcave të sigurisë.

Trazirat në ish-koloninë franceze nisën që prej shpalljes së vaksinimit të detyruar për punonjësit e shëndetësisë dhe shpejt u kthyen në një revoltë kombëtare anti-qeveritare.

Ato u përhapën gjithashtu në ishullin fqinjë Martinik, edhe ky në sovranitet të Francës dhe të dyja vendet janë nën shtetrrethim.

Territoret kanë rreth 400,000 banorë të goditur nga papunësia, varfëria dhe rritja e çmimeve.

Kreu i sindikatës më të madhe të Guadeloupe, tha se kërkesat e tyre janë ndalimi i vaksinimeve të detyruara, dhe jo dënime të protestuesve.

FOTO GALERI
1/6
Automjete të djegura bllokojnë rrugët në kryeqytetin e Guadeloupe pas revoltes disa ditore kundër kufizimeve dhe vaksinimeve të Covid-19

Top Channel