Marshim për aktoren me tumor/ Adriana Matoshi zbuloi se pas 9 vitesh i’u rikthye tumori në kokë

01/12/2021 01:59

Artistë dhe qytetarë iu bashkuan të martën marshit “Ecim me Adrianën”, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Teatri Kombëtar në Prishtinë. Organizim ky që erdhi në shenjë solidariteti me aktoren e mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, e cila njoftoi se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.

Të pranishmit gjatë marshimit kishin të vendosur në bluzat e tyre mbishkrimin “Të duam Adriana”.

Mikja e aktores, Rina Zeka tha se ky organizim ka ardhur si dëshirë e Ardianës e cila nuk po kërkon ndihmë finaciare dhe që shoqëria e saj po tregon dashurinë që kanë për të.

Në mbështetje të koleges kishte dalë edhe aktori Shpejtim Kastrati, i cili tha se Adriana është e fortë, do ta kalojë edhe këtë sfidë. Marshimit iu bashkuan edhe qytetarë tjerë, të cilët e çmojnë dhe duan punën e aktores. Adriana Matoshi do t’i nënshtrohet operacionit për ketë sëmundje ditën e mërkurë.

Top Channel