Moti i keq/ Si ka qenë situata në Divjakë gjatë tre ditëve të fundit

30/11/2021 20:39

I gjithë vendi vazhdon të jetë me mot të keq, dhe temperaturat sot janë ulur në mënyrë drastike. Ndjehet se më në fund erdhi dimri jo vetëm në zonat ku ka shtruar tashmë dëbora por edhe në zonat e ulëta, ndërsa ka pasur reshje dhe stuhi gjatë të gjithë mbrëmjes së djeshme.

Guida Divjakë ka reaguar për situatën në bregdetin e Divjakës duke bërë të ditur se janë regjistruar batica ekstreme, duke sqaruar se është hera e tretë prej 50 vitesh që deti shkon në këto kuota.

Në një postim në rrjete sociale sqaron se po vijon monitorimi i statistikave dhe ndjekja e ndryshimeve të bregut si dhe e zgjatjes së bregut ranor.

Guida Divjakë: Këtë herë po ju tregojmë situatën e fenomenit klimatik te këtyre tre ditëve të fundit. Edhe këtë herë në bregdetin e Divjakës regjistrohet batica ekstreme. Është e treta herë që prej 50 vjetësh deti arrin këto kuota. Ne po vazhdojmë monitorimin për statistikat tona dhe po ndjekim ndryshimet e bregut apo edhe formimit te zgjatjes se brezit ranor që ka krijuar kufizimin e lagunës së re tashmë të mirë qartësuar. Fotoja e parë është bërë një ditë para prishjes së motit. Sot deti kishte dalë nga shtrati i tij sikur “cunam”!

FOTO GALERI
1/7

Top Channel