Vdes ‘bloger-i’ i njohur i udhëtimeve 5 ditë pas videos ku njoftonte fansat se ‘nuk kishte vdekur’ (fotot)

30/11/2021 17:48

Tor Eckhoff, i cili në rrjetin YouTube përdorte emrin Apetor, ka ndërruar jetë disa ditë pas postimit të një videoje ku thoshte se ‘Nuk kam vdekur, sot jam 57 vjeç’, teksa pinte vodka e mbante një një qese plastike në kokë.

Komentuesi i njohur në rrjetin YouTube kishte bërë një postim vetëm pesë ditë para tragjedisë, ku njoftonte ditëlindjen e tij të 57-të.

Eckhoff shihej në pamje që pinte vodka, puthte pemët dhe mbante një qese plastike në kokë.

Por deklarimet e tij në video se ‘nuk kishte vdekur’ ishin kthyer në një mënyrë të rregullt celebrimi per Eckhoff, i cili  raportohet se humbi jetën pasi ra mes akullit në një liqen në Norvegji, sipas dëshmitarëve.

Zhytësit dhe shërbimet e emergjencave kishin ardhur në vendngjarje por ai kishte qëndruar në ujin e ngrirë për tepër gjatë dhe doktorët nuk mund ta shpëtonin.

Në një koment nga partnerja e tij Tove Skjerven, thuhej se Eckhoff kishte shkuar në liqenin e ngrirë të Kongsberg për të filmuar një prej videove të tij për YouTube duke bërë patinazh.

Në komentin e saj Skjerven shkruante: ”Ti shkove në liqenin pranë Kongsberg, mezi prisje të bëje patinazh. Gjithashtu do të filmoje për ta publikuar videon në YouTube. Ti më dërgove fotot e tua dhe të ujit, por diçka shkoi keq. Ti përfundove në ujë, dhe kësaj here nuk u ngrite dot. Falemnderit që ke qenë i mirë me mua dhe Johannes, do të na marrë malli shumë!”

FOTO GALERI
1/6
Tor Eckhoff, i cili në rrjetin YouTube përdorte emrin Apetor, ka ndërruar jetë disa ditë pas postimit të një videoje ku thoshte ‘Nuk kam vdekur, sot jam 57 vjeç’

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta