PD kërkon dekomunistizim/ Ndalim të simboleve, fotove të Enver Hoxhës. Memorial për 4 mijë të zhdukurit

30/11/2021 19:41

Provokimi i deputetit socialist Bujar Cela me foton e diktatorit nxiti Partinë Demokratike të nxjerrë nga sirtarët nismën e saj ligjore per dekomunistizimin e shoqërisë.

Propozimi i demokrateve që ndalon simbolet e komunizimit, prek edhe artin e realizimit socialist.

Dhurata Cupi: Ne do propozojmë nje pakete që synon dekomunistizimin e shoqërisë, heqjen e simboleve te diktatorit Enver Hoxha apo edhe figurave te tjera të asaj kohe. Nisma ka të bëjë gjithashtu me rishikimin e propagandës së asaj kohe sa i përket fushës se artit apo librave.

Dhurata Cupi, e angazhuar për hartimin e nismës ligjore nuk ndalet ne detaje, pasi nisma e 2018 pritet te pasurohet me tej me element te rinj, përmes një procesi konsultimesh me grupet e interesit. Propozimi parashikon edhe ngritjen e nje memoriali per viktimat e regjimit.

Dhurata Cupi: Do propozojmë ngritjen e një memoriali ne përkujtim të mijëra jetëve te humbura gjate këtij sistemi, 4 mije te vrare nga ky sistem qe nuk ju gjendet as varri, ka mijëra te dënuar dhe internuar.

Demokratët kërkojnë bashkëpunimin e socialistëve për të miratuar bashke në Kuvend një pakete te plote ligjore që ndan njëherë e mire Shqipërinë nga e shkuara komuniste.

Top Channel