Mihajlovic rrëfen raportin me Mourinho-n: Në fillim jemi grindur, por jemi bërë miq

30/11/2021 19:57

Sinisa Mihajlovic dhe Jose Mourinho nuk kanë shkuar gjithnjë dakord pasi në fillimet e tyre kanë pasur disa mosmarrëveshje. Bëhet fjalë për vitin 2008, kur serbi ishte po në drejtimin e Bologna-s siç është edhe aktualisht, ndërsa nga ana tjetër, luzitani ishte në krye të Inter.

Një polemikë e nisur nga portugezi krijoi përplasje, megjithatë tashmë ujërat janë qetësuar dhe një ditë parë ndeshjes mes Bologna-Roma, të dy teknikët do të përballen me njëri-tjetrin si miq të vërtetë. Në konferencën për shtyp, Mihajlovic sqaron zënkën e asaj kohe dhe thekson se Mourinho e ka mbështetur në periudhën kur ka qenë i sëmurë e këtë nuk mund t’ia harrojë kurrë.

“Mourinho është një trajner i madh dhe një njeri i madh. Jemi bërë miq dhe dëgjohemi shpeshherë, më ka shkruajtur kur u bëra gjysh duke më thënë se edhe ai do të dëshironte të kishte këtë status. Jam shumë i lumtur që do ta takoj, më është dukur gjithnjë simpatik dhe vetëm në fillime jemi grindur disi.

Njëherë ai tha diçka kundër meje dhe unë iu kundërpërgjigja se nuk mund të flisja me dikë që nuk kishte luajtur kurrë futboll në nivele të larta. Por, u sqaruam dhe mbetëm miq. Mou më kaq qëndruar pranë edhe kur isha i sëmurë dhe unë këtë nuk e harroj. Ne vijmë nga dy vende ku besnikëria është kryesorja e një karakteri dhe kështu kemi diçka të përbashkët”, u shpreh Mihajlovic.

Top Channel