A janë banorët të ndarë në grupe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”? Opinionistja Sonila Meço e ka një përgjigje!

Sonila Meço e sheh Ilirin si një konkurrent të fortë dhe se ai ka aftësinë që në këto grupe të përcaktojë kundërshtarin më të fortë! Ndërsa, për Donaldin thotë se ka hyrë në atë shtëpi për të treguar se kush është dhe për të ndërtuar një imazh të vetin!

Sonila Meço: Ti e njeh shumë mirë Big Brotherin, unë të shoh si një dirigjent, merita jote është në diçka tjetër, pavarësisht se këtë orkestër mund ta nxehësh dhe ftohësh si do ke aftësinë që në këto grupe për të përcaktosh kush është kundërshtari më i fortë. Shihni kë vendos në shënjestër Iliri dhe besojeni që është konkurrent i fort.

Ilir: Qenka Enxhi atëherë (qesh).

Sonila Meço: Donaldi është nga Vlora vëlla, dhe ka nxjerrë gjoksin aty. Donaldi ka hyrë në atë shtëpi për të treguar që është Donald Veshaj, as djali që ka pasur një histori dashurie me një vajzë, është një djalë që është piktor, vlonjat dhe do të ndërtojë një imazh të vetin.

Top Channel