Nata e Bardhë, nis festa në Tiranë/ “Penda“ 2021 sonte në 6 skena të ndryshme

30/11/2021 19:44

Bashkia e Tiranës ka rikthyer traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit dhe pandemisë, kryeqyteti shqiptar po feston sonte një prej mbrëmjeve më magjike të vitit.

Këtë vit festa është shpërndarë në 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe Parku Rinia janë zonat ku po zhvillohen aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk kanë munguar gjatë ditës as surprizat dhe organizimet për fëmijët të cilat këtë vit u përqendruan në Parkun Rinia.

Disa nga artistët performues të këti viti janë Ronela Hajati, Mato Lale, Irkenc Hyka, Lindi, Krusita, Urban Band etj., duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

Top Channel