Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i pranishëm një “i ftuar” special.

Është fjala për Baron, kalin 5 vjeçar që u bë pjesë e programit bashkë me të zotin, Shkëlzen Brahaj.

Jashtë çdo parashikimi, Baron ia doli të qëndronte qetë gjatë gjithë intervistës, e ndaj drejt fundit edhe Bieta mori guxim të hidhte disa hapa më pranë tij.

Më tej ajo e përkëdheli butësisht, duke fituar kështu edhe bastin me regjisorin e programit.

“Ke qenë një kampion Baron gjatë gjithë emisionit. Kështu e humbi bastin edhe regjisori i emisionit që tha se nuk do të qëndroje”, u shpreh Bieta.

Baron edhe pse vetëm 5 vjeç është gati 1.8 metër i lartë dhe peshon 800 kg.

Top Channel