Pas mesazhit që ka marrë nga vëllai binjak, Donaldi ka shkuar në dhomën e rrëfimeve ku ka folur rreth ndjesisë që mori.

Ai u shpreh se u ndje shumë mirë por ka momente sikur i duket se nuk i bën gjërat siç duhet dhe nuk e ka Romeon që t’i japë drejtim. Megjithatë thekson se qëllimi i tij është të bëjë krenar vëllain dhe prindërit.

Donaldi: Mu duk sikur më ndaloi zemra.

Arbana: Kush luan rolin e vëllait të madh?

Donaldi: Ai është më i vogël se unë se ka lindur 5 minuta më vonë por për mua është si vëlla i madh. Gjithçka e kemi bërë bashkë në jetë. Jemi përballur bashkë me çdo gjë në jetë. Këtu e kam pasur të vështirë se nuk jam mësuar vetëm dhe më ka marrë shumë malli. Nuk e imagjinoj dot sa më ka marrë malli.

Arbana: A i prisje ato fjalë?

Donaldi: Ka momente që e humbas këtu brenda, mendoj se po veproj gabim, se nuk po bëj veprimin e duhur. Dua të bëj krenar atë dhe familjen time. Unë se di deri ku kanë arritur përmasat e këtij show por realisht më bëhet shumë qejfi, mezi po pres ta takoj. Mezi po pres.

Pas kësaj bisede, moderatorja Arbana i theksoi se Romeo ka zgjedhur që të mos shkojë për ta takuar sepse Donaldi zgjodhi të bëhej i vetëm pjesë i formatit. Për këtë, Donaldi tha, “Nuk e besoj”, ndërsa Arbana u përgjigj se “ka sjellë 2 përfaqësues të tjerë.”

FOTO GALERI
1/9

Top Channel