Kosova zbardhet nga dëbora/ Parashikimet flasin për reshje shiu dhe rikthim të borës javës tjetër

30/11/2021 19:34

Bora zbardhi mbarë Kosovën mëngjesin e së martës.

Trashësia e saj arriti deri në 12 centimetra, e përnjëherë temperaturat e ulëta mbizotëruan.

Megjithëkëtë, drejtori i Departamentit për Menaxhim të Rrugëve në Ministri të Infrastrukturës, Mal Lokaj tha se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë ato malore.

Në anën tjetër, në Institutin e Hidrometeorologjisë, tregojnë se të reshjet nuk do të mungojnë.

Të premten pritet të ketë sërish shi, ndërsa javën e ardhshme reshje të borës.

Gjatë së martës nuk u raportuan aksidente si pasojë e borës.

Top Channel