Fshati pa urë! Pas fryrjes së përroit nga shirat, bllokohen banorët e Butenit në Lezhë

30/11/2021 13:12

Ura u shemb rreth gjashtë muaj më parë dhe që atëherë nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të ndërtuar një të re.

Reshjet e dendura të shiut kanë fryrë përroin dhe tani banorët nuk mund të përdorin as mjetet alternative për të kaluar në anën tjetër të fshatit.

Ata vazhdimisht kanë kërkuar të ndërtohet një urë. Struktura u shemb totalisht kur mbi të po kalonte një automjet i bashkisë. Fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz, por vetë bashkia nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Top Channel