SHBA paralajmëron Rusinë/ Blinken: Nëse sulmohet Ukraina. Çdo agresion do ketë pasoja

30/11/2021 15:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërgojnë një mesazh Rusisë për rrjedhojat e një agresioni të ri ndaj Ukrainës.

Çdo përshkallëzim veprimi nga Rusia do të ishte shqetësim i madh për shtetet e bashkuara po ashtu dhe për Letoninë. Çdo agresion i ri do ketë pasoja të rënda.

Deklaratat vijnë nga Riga atje ku shefi i diplomacisë amerikane ndodhet për samitin e ministrave të jashtëm të NOTO-s që zhvillohet sot në Letoni.

Një ditë më parë edhe sekretari i përgjithshëm i natos ishte tepër i ashpër në deklarata e tij duke thënë se çdo sulm ndaj një shteti aleat është sulm ndaj vetë aleancës.

Këtë muaj aleanca është shqetësuar nga një rritje të pazakontë të numrit të trupave ushtarake ruse pranë kufirit Rusi-Ukrainë.

Top Channel