Stilistja e talentuar Nensi Dojaka ka triumfuar mbrëmë në “British Fashion Award”, ku rrëmbeu çmimin e stilistes së vitit në Britani.

Me modelet e saj të veçanta, me të cilat identifikohet menjëherë Nensi ka marrë më herët çmim dhe nga linja luksoze Luis Vuitton.

Artistja shprehet e lumtur që këtë çmim e ka marrë në një datë të shënuar dhe për atdheun e saj, 29 Nëntorin.

Menjëherë ka marrë urime të shumta. “Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”, shkruan kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Instagram”.

Fustani i zi,me prerjet unike ka qenë ndër më të shitur e këtij viti, duke u renditur kështu krahas markave të tjera prestigjioze si Prada dhe Hermes. Stilistja ka veshur vajza njohura nga bota e artit, mes të cilave dhe ato shqiptare. Me një make up të thjeshtë e fustanin e zi, Dua Lipa morri gjithë vëmendjen në një event, ku mori pjesë pak muaj më parë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel