Dalin pamjet e rënies në det të gjuajtësit $100 milionësh nga aeroplanmbajtësja britanike, zyrtarët në kërkim të ‘spiunit’ (video-foto)

30/11/2021 15:23

Shefat e tërbuar të marinës britanike nisën dje gjuetinë e personit që publikoi në media momentet e rënies qesharake në detin Mesdhe të gjuajtësit $100milionësh F-35B, teksa ngrihej nga aeroplanmbajtësja e re britanike.

Video 16-sekondëshe konsiderohet një thyerje madhore e sigurisë. Ajo ishte kopjuar me celular dhe u publikuar në rrjetin Twitter.

Incidenti ka shkaktuar nisjen e një operacioni madhor kërkimi nënujor për gjetjen e mbetjeve të gjuajtësit anti-radar F-35B, para se rivalë të NATO-s të arrijnë të parët te ai.

Shkaku i përplasjes është ende në hetim, por besohet se një mbulesë plastike aerodinamike është lënë gabimisht e hapur dhe më pas është thithur brenda motorëve.

Tashmë besohet se një marinar ka xhiruar me celular pamjet nga ekrani i kamerave të sigurisë  së aeroplanmbajtëses Queen Elizabeth, dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.

Pamjet e paqarta u konfirmuan si të vërteta nga marina britanike  dhe konfirmojnë se gjuajtësi F-35B teksa ngrihej nga pista e aerioplanmbajtëses $3.5 miliardëshe, bie në ujë pasi dështon të fitojë lartësi.

Avioni besohet se është i mbushur me aparate sekrete zbulimi dhe mbetet nën det qe prej mëse dy javësh.

Në pamje mjeti shihet që nuk arrin të fitojë shpejtësi teksa i afrohet pjerrësisë së ngritjes ndërsa ekuipazhi shikojnë të shtangur sesi ai bie në fund të luftanijes.

Piloti pësoi vetëm plagë të vogla dhe arriti të dilte nga mjeti. Ai shihet më pas duke notuar në ujë dhe tërhiqen ne bord nga narinarët e anijes.

Vetë pamjet e publikuara nuk janë një rrezik sigurie por sipas shefave publikimi në rrjet tregon mungesë të theksuar disipline.

Mediat kanë raportuar së fundmi se Rusia po ndjek me vëmendje lëvizjet e Queen Elizabeth dhe aktivitetin e saj ajror.

Luftanija 65,000-ton është kthyer tashmë në Britani pas misionit të saj të parë me manovra të shumta në rajonet e ujërave të Indo-Paqësorit.

FOTO GALERI
1/4
Video 16-sekondëshe konsiderohet një thyerje madhore e sigurisë. Ajo ishte kopjuar me celular dhe u publikuar në rrjetin Twitter.

Top Channel