Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar deklaratën e parë të bashkëshortes së ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, dhënë policisë.

Ajo ishte duke bërë një shëtitje me viktimën në lulishten e qytetit dhe ka thënë se nuk ka dëgjuar të shtëna, por ka kuptuar çfarë ka ndodhur vetëm kur ka parë bashkëshortin të mbuluar në gjak.

Po ashtu e pyetur për identitetin e autorit, ajo ka thënë se nuk e ka parë dhe për këtë arsye nuk mund të japë të dhëna për identikitin e tij.

Sipas gazetares së fundmi ish-deputeti mësohet se ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe e kishte bërë rutinë që në atë orar të ditës të bënte shëtitje në lulishte.

“Ka parë bashkëshortin që ka rënë në tokë dhe nuk mund të jap në identikitit të bashkëshortit. Viktima vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e kishte kthyer në zakon që të dilte thuajse në të njëjtin orar për të shëtitur për shkak të gjendjes shëndetësore, kryesisht me bashkëshorten dhe persona të tjerë të familjes”, tha gazetarja Lala.

Top Channel