Situata e reshjeve të shiut/ Krifca: Hidrovoret në kuota pothuajse normale, jemi në gatishmëri të plotë

29/11/2021 20:29

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vendin tonë dhe ka bërë me dije se Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit janë me vëmendje të veçantë dhe në ndjekje të kësaj situate të shkaktuar nga prurjet e larta dhe vijimi i reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

Krifca njofton se aktualisht kemi rritje të niveleve të ujit në lumin Shkumbin dhe lumin Vjosa, por pa arritur deri më tani në nivele qe krijojne .

“Të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë dhe nivelet e ujit në këto hidrovore janë në kuota pothuajse normale për momentin. Strukturat janë në gatishmëri të plotë”, shprehet Krifca në reagimin e saj.

Top Channel