Nikos Dendias pi me fund një gotë me raki Përmeti/ Uron popullin shqiptar për pavarësinë

29/11/2021 22:32

Me një gotë raki përmeti me fund dhe urimet më të përzemërta të popullit grek për atë shqiptar, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias përshëndeti me rastin e festës së pavarësisë dhe atë të çlirimit Shqipërinë fqinje.

Në vazhdim kremtimet e festave të Nëntorit për emigrantët shqiptarë në Athinë kulmuan mbrëmjes e së hënës me një koncert më këngë shqip të këngëtares së famshme greke Gliqeria, e cila ngriti peshë entuziazmin e emigrantëve shqiptarë dhe dhjetëra diplomatëve të huaj të pranishëm në teatrin e operas në Athinë.

Në fjalën e saj ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje siç janë Greqia dhe Shqipëria, por vlerësoi njëkohëshit dhe urat lidhëse mes dy vendeve tona,siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Top Channel