Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në vendin tonë nga Covid-19.

Pas testimit të 1664 monstrave kanë rezultuar pozitivë me covid 195 qytetarë, shumica prej tyre në kryeqytet, Fier e Durrës.

Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa në gjendje të rënduar ndodhen 18 persona.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 161 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë.
Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki:

63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Statistika (29 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 183
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1664

Testime totale 1,392,736
Raste pozitive 199,750
Raste të shëruara 189,227
Raste Aktive 7,431
Humbje jete 3,092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3822
Fier 713
Gjirokastër 540
Shkodër 481
Berat 435
Durrës 400
Elbasan 336
Vlorë 235
Korçë 198
Lezhë 153
Dibër 66
Kukës 52

Top Channel