Vijon të jetë i vështirë qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit, ndonëse sot kryeministri ngriti vetë traun e kësaj rruge, një ëndërr shekullore e cila sot është një realitet i prekshëm dhe premtim i mbajtur nga qeveria e Edi Ramës.

Reshjet e dëborës që kanë kapur të papërgatitur udhëtarët e shumtë kanë bërë që të krijohen radhë të gjata makinash.

Mësohet se shumë prej drejtuesve të automjeteve po lëvizin pa zinxhirë dhe kjo është një arsye më tepër për të krijuar vështirësi në qarkullim.

Situata për shkak të reshjeve të shiu, dëborës, por edhe breshrit në shumë zona të vendit shfaqet problematike.

Për shkak të reshjeve të dendura ka patur edhe aksidente, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Disa makina kanë dalë nga rruga si pasojë e rrëshqitjes nga mospërdorimi i zinxhirëve.

Top Channel