Trupi i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur në rrugë, në fshatin Boboshticë të Korçcës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se trupi i pajetë i shtetasit I.L. është gjetur në rrugë, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrale.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Boboshticë, Korçë, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi I. L., rreth 70 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”, njofton policia.

Top Channel