Siç dihet “Vëllai i Madh” preferon që t’i vendosë banorët përballë sfidave të ndryshme.

Sot ata do të duhet t’ju përgjigjen disa pyetjeve pikante ose në të kundërt do të duhet të pijnë.

I pari çift që egzekutoi këtë lojë ishte Iliri dhe Arjola.

“Cili është banori me trupin më të bukur?”,- e pyeti Arjola-Ilirin.

Pasi u mendua për disa çaste ai deklaroi me vetbesim se banori me trupin më të bukur është pikërisht ai vetë.

“Nëse doni sinqeritet do them unë. Ku ke parë ti në këtë moshë një burr me këtë trup? Unë të thyej arrat moj vajzë”,-tha ai në humor e sipër.

Kjo gjë nuk kaloi pa të qeshura dhe batuta pasuse.

Top Channel