​Ronaldo reagon para dhënies së Topit të Artë, ky është mesazhi i tij

29/11/2021 20:32

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e mbrëmjes së ndarjes së çmimit Topit i Artë për vitin 2021.

Përtej kësaj, portugezi ka polemizuar me drejtuesin e France Football që e dhuron këtë çmim duke e quajtur gënjeshtar pas disa artikujve të botuar për yllin portugez.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse deklaratat e Pascal Ferré në javën e fundit, duke thënë se unë i besova atij se kisha ambicie të vetme për ta mbyllur karrierën time me më shumë Topa të Artë se Lionel Messi. Pascal Ferré gënjeu, përdori emrin tim për të promovuar veten dhe për të promovuar postin për të cilin punon. Është e papranueshme që përgjegjësit për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të qëndrojnë kështu, në mos respekt absolut për dikë që gjithmonë ka respektuar France Football dhe Topin e Artë. Dhe gënjeu përsëri sot duke justifikuar mungesën time nga Gala me një karantinë të dyshuar që nuk ka arsye të jetë”, ka shkruar Ronaldo në “Facebook”.

“Gjithmonë u them urime atyre që fitojnë, brenda sportit dhe fair play që kanë udhëzuar karrierën time që nga fillimi, dhe e bëj këtë sepse kurrë nuk jam kundër askujt. Unë gjithmonë fitoj për veten dhe klubet që përfaqësoj, fitoj për veten dhe ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër askujt.”, vazhdoi Ronaldo.

“Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtar dhe ndërkombëtar për klubet që përfaqësoj dhe për skuadrën e vendit tim. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem një model i mirë për të gjithë ata që janë ose dëshirojnë të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të lë emrin tim të shkruar me shkronjat e arta në historinë e futbollit botëror”, tha në fund ai.

E mbyll duke thënë se fokusi im është tashmë në lojën e ardhshme të Manchester United dhe gjithçka që ne ende mund të arrijmë këtë sezon së bashku me shokët e mi dhe mbështetësit tanë. Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është vetëm pjesa tjetër.. .

Top Channel