Një nga çiftet për të cilët janë ndezur shkëndijat e flirtit është edhe Donaldi dhe Beatrix.

Ajo është shfaqur konfuze dhe e dyzuar karshi ndjenjave që ka kundrejt tij.

Për ta qartësuar këtë dilemë, ajo ka zgjedhur të bisedojë me Einxhel e cila iu drejtua me këto fjalë:

Nuk ka asnjë faj që dikush mund të këtë ndjenja, unë mendoj se kimi ka pasur që nga dita e parë. Njerëzit do flasin gjithësesi por uën të them vetëm ta shijosh.

Më tej Einxhel shtoi se marrëdhënia e tij em Borën nuk duhet të jetë më pengesë pasi ajo mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur tashmë.

‘’Ai e ka thënë disa herë që nuk mund të quhet i lidhur. Unë mendoj gjithashtu që nëse një gjë thyhet është e vështirë të ngjitet. Tek e fundit më mirë një ndarje me nder sesa një histori e stërzgjatur’’,- tha ajo.

E pyetur më tej për ndjenjat e saj karshi Donaldit, Beatrix refuzoi të jepte detaje.

 

Top Channel