“Pa bashkëshortin të mbuluar me gjak”/ Gazetari zbulon detaje nga atentati në Shkodër, pse zgjodhi autori ta vriste në lulishte

29/11/2021 21:16

Një atentat i mirëfilltë duket të ketë qenë ai ndaj ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, mbrëmjen e sotme në Velipojë.

Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, rreth orës 19:00. Viktima ishte duke bërë një shëtitje me bashkëshorten e tij në lulishten e Universitetit, ndërsa nuk ka pasur asnjë dyshim nga bashkëshortja e tij për atë që mund të ndodhte.

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani bëri të ditur se bashkëshortja e kuptoi se diçka nuk shkonte vetëm në momentin kur ka parë ish-deputetin të shtrirë dhe të mbuluar në gjak.

Po ashtu gazetari bëri të ditur se policia ka identifikuar autorin, i cili e qëlloi me armë silenciator, për të mos rënë në sy dhe për të mos përhapur panik, ndërsa është duke vijuar punën për kapjen e tij.

“Ai ishte duke lëvizur me bashkëshorten e tij në lulishten e qytetit. Bashkëshortja e ka vënë re se nuk shkonte diçka pasi e ka parë bashkëshortin të shtrirë dhe të mbuluar me gjak. Policia ka identifikuar autorin dhe pistat e hetimit lidhen me të shkuarën e tij. Gjatë periudhës së dy viteve të fundit ka pasur edhe dy atentate të tjera në drejtim të tij”, tha gazetari.

Top Channel