Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëdimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje bore. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës

FOTO GALERI
1/6

Top Channel