Siç dihet “Vëllai i Madh” preferon që t’i vendosë banorët përballë sfidave të ndryshme.

Sonte ata do të duheshin t’i përgjigjeshin disa pyetjeve pikante ose në të kundërt do të duhet të pinin alkool.

Çifti i parë që egzekutoi këtë sfidë ishte Arjola dhe Iliri.

“Kë do të doje të puthje”,- ishte pyetja e drejtuar nga Iliri.

Nëpërmjet një përgjigjeje të zgjuar, Arjola zgjidhi Monikën si banorin me të cilën do të donte të shkëmbente një puthje.

Kjo përgjigje duket se e zhgënjeu Ilirin teksa me humor tha: Varja, kot u përpoqëm.

Top Channel