Situata me zjarret në vend, 10 vatra aktive, qindra forca dhe mjete në terren
Policia ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Mullaj të Fierit, ku u gjet trupi i dekompozuar i një shtetasi, në një kanal me ujë.
Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet S.P., 70-vjeç, banues në lagjen ’15 Tetori’ në Fier.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se djali i viktimës ka bërë kallëzim në polici që prej datës 28.1022021 se i ati ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.
Më tej, mësohet se viktima vuante nga sëmundja e sklerozës, ndërsa nga këqyrjet e kryera nga ekspertët mjeko ligjor mësohet se në trupin e 70-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më”, njofton policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.
Top Channel