Aksident në Tiranë/ Makina përmbyset në rrugë, shkak dyshohet lagështira në rrugë

29/11/2021 22:45

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të zonës së Kopshtit Botanik në Tiranë.

Një makinë tip ‘Benz’, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, ka rrëshqitur dhe është përmbysur.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ndërkaq, policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbuluar më tepër për rrethanat e aksidentit.

Top Channel