E premte, 23 Prill 2021
13:41
Mbërrijnë materialet zgjedhore në Lezhë

Kanë mbërritur tashmë dhe në qarkun e Lezhës materialet zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

13:38
“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë”/ Rama tjetër reagim: Llumi i shoqërisë, kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për deklaratën që shokoi opinionin publik të Xhelal Mziut.

13:31
Ana teknike e procesit zgjedhor/ Eksperti Kume: Do ketë zgjedhje më afër standardeve

Vetëm disa orë na ndajnë nga procesi zgjedhor. Partitë politike tashmë janë në orët e fundit të takimeve, ndërsa ngarkesa më e madhe tashmë është në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sot ka nisur edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore në 4 qarqe të tjera.

13:19
Mbyllen aplikimet për hetuesit/ Ja sa kanë aplikuar për të qenë pjesë e BKH

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë 536 shtetas që kanë aplikuar si hetues në BKH, ndërsa aplikimet janë tashmë të mbyllura.

13:13
Shkolla në Njësinë 8 merr emrin e shkrimtarit dhe publicistit Kiço Blushi, Veliaj: Drejtoi Këshillin Bashkiak në një periudhë kur kishte bllokime dhe stërkëmbësha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati inspektuan punimet në shkollën e re në Njësinë 8, e cila në shtator do të mirëpresë 1500 nxënës, nga cikli fillor deri në gjimnaz. Shkolla do mbajë emrin e shkrimtarit të njohur Kiço Blushi, i cili ka qenë edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në një kohë të vështirë për qytetit.

13:04
Muaji i Shenjtë gëzon familjen e Ramazan Gurrës në Tiranë. Veliaj: Mirënjohës për veprën e bamirësisë dhe kontributin e Xhamisë së Xhurës!

Muaji i Shenjtë i Ramazanit ka qenë i veçantë këtë vit për familjen e Ramazan Gurrës. Pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë si shumë të tjerëve edhe në Njësinë 4 në Tiranë, në këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë kësaj familjeje i është rikthyer buzëqeshja falë mirësisë së Xhamisë së Xhurës, që me kontributet e mbledhura nga donacionet e rindërtimit ia kanë ringritur shtëpinë nga e para. Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me imamin Bilal Teqja uruan për shtëpinë e re të familjen Gurra.

12:57
Medalje Ari për maturantë ekselentë të diplomuar / Ministrja Kushi: Mos u ndalni në rrugën e ëndrrës suaj

Janë vlerësuar me Medalje Ari 40 ish-maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me rezultate të shkëlqyera në vitet shkollore 2018-2019 dhe 2019-2020.

12:52
Deklarata e Xhelal Mziut/ Reagon Rama: Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata se…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës shokuese të kandidatit të PD-së, Xhelal Mziu se nëse persona të caktuar do tentonin të blinin votën do përfundonin si Pjerin Xhuvani, në Elbasan dhe me të do merreshin vetë strukturat e PD-së të ngritura posaçërisht për mbrojtjen e votës.

12:38
“200 euro për secilin”, arrestohet 35-vjeçari që u kap duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm

Një 25 vjeçar në fshatin Bitinckë, Devoll ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi është kapur duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit.

12:37
Angli/ 24 vite në arrati, kapet vrasësi nga Elbasani me pasaportë britanike

Gazeta britanike Daily Telegraph ka zbuluar se një vrasës i dyfishtë shqiptarë nga Elbasani mundi të merrte pasaportë britanike duke përdorur një identitet të rremë me emrin Ilir Krasniqi.

12:32
Basha nga Shkodra: Fitorja do të fillojë nga këtu, do të jetë fitorja më e thellë dhe më e bukur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës.

12:22
“Në 25 prill do vij në Tiranë”- Besa Shahini tregon se kë do të votojë: Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë ende, por…

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një shënimi në facebook ka njoftuar se ditën e dielë, do të vijë në Tiranë për të hedhur votën për Partinë Socialiste.

12:15
Pas deklaratës shokuese/ Procedohet penalisht Xhelal Mziu

Kandidati i PD-së, Xhelal Mziu pas deklaratës që bëri dje në Dibër, ku pohonte se kush tenton të blejë votën do përfundojë si në Elbasan, është proceduar penalisht.

12:03
Deklarata e Xhelal Mziut/ Ergys Mërtiri: Eufori e fushatës! S’mund të flasim për demokraci, jemi në prag të luftës civile

Sociologu i njohur, Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratën e kandidatit për deputet të PD-së, Xhelal Mziu, i cili paralajmëroi se nëse kapen persona që shpërndajnë para do të përfundojnë njësoj si në Elbasan.

12:00
Shtyhet seanca për Arbër Çekaj/ Largohet nga seanca, refuzon mbrojtjen e avokatëve

Gjykata e posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekaj i cili kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar.

11:47
Ushtria ruse tërhiqet nga kufiri i Ukrainës

Ushtria ruse ka  filluar tërheqjen e trupave të saj nga zonat kufitare të Ukrainës, ku ishin vendosur në pozicione të përparuara javët e fundit. Ky përparim i trupave ruse provokoi tensione të larta ndërkombëtare dhe një reagim të ashpër nga fuqitë perëndimore.

11:38
Deklarata e Xhelal Mziut/ Ambasadorja Kim: Jo Elbasan i dytë! Ditët e grupeve të armatosura që “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pasi Xhelal Mziu kërkoi ndjesë për deklaratën shokuese, ku thoshte që çdo person të dyshimtë ta raportojnë te grupet e posaçme që PD ka ngritur për mbrojtjen e votës dhe do ta pësojnë njëlloj si ai në Elbasan.

11:38
Ngjarja në Maqellarë/ Policia del me njoftim zyrtar: U arrestuan dy persona dhe u sekuestrua një shumë lekësh

Policia e Dibrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e djeshme në Maqellarë të Dibrës, ku simpatizantë të PD-së ndaluan një makinë dhe pretendonin se ajo i përkiste kampit socialist dhe se synonte shpërndarjen e parave për blerjen e votës.

11:32
Rama në ceremoninë e dhënies së medaljeve për studentët ekselentë: Unë jam shkaku për vonesën e “Medaljes së Artë”, ja arsyeja

Kryeministri Edi Rama ishte prezentë në ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit ekselencës.

11:21
Korrupsioni në zgjedhje/ SPAK bën bilancin: Janë paraqitur 91 materiale. PD – 50 kallëzime, LSI – 3 dhe PS – 1

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

11:18
“Jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka”- Vuçiç: Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi me Kosovën

Serbia është e gatshme për vazhdim të dialogut me Prishtinën dhe dëshiron të arrijë një zgjidhje kompromisi, ka thënë të premten presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.

11:18
Mbërrijnë kutitë dhe fletët e votimit në Shkodër/ Në 25 prill kanë të drejtë vote 272 mijë shkodranë

Gjatë mbrëmjes së kaluar, kanë mbërritur në Shkodër, materialet zgjedhore në 8 KZAZ-të, për 411 qendrat e votimit në të gjithë qarkun.

11:09
25 prilli/ Policia njofton masat: Jemi në shërbim të përforcuar. Do ndërhyjmë ndaj kujtdo që kërcënon apo shkel ligjin!

Zv drejtori i policisë së shtetit Albert Dervishaj në një deklaratë për mediat bëri me dije masat për 25 prillin.

11:02
Makina e policisë aksidentoi kalimtarin për vdekje, arrestohet në flagrancë efektivi

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Elbasan-Korçë arrestoi në flagrancë një punonjës policie, pasi aksidentoi për vdekje një shtetas në aksin rrugor Maliq-Korçë

10:59
Gjykata Administrative rrëzon LSI dhe konfirmon vendimin e Komitetit të Ekspertëve

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI, dhe ka konfirmuar vendimin e Komitetit të Ekspertëve.

10:57
Pas deklaratës shokuese, pendohet Xhelal Mziu: Jam kundër dhunës, i kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve!

Pas deklaratës shokuese, ku konfirmoi strukturat e mbrojtjes së votës në PD do veprojnë njësoj si në Elbasan nëse konstatohen raste të shitblerjes së votës, duket se kandidati i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është penduar.

10:56
Akuzat për vjedhjen e votave, Gjiknuri nga Vlora: PD dhe LSI e ndjejnë humbjen, po përgatisin justifikimin

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Damian Gjiknuri zhvilloi takime elektorale përmbyllëse të fushatës në rajonin Nr.4 dhe Nr.5 të qytetit bregdetar.

10:51
“Do ndihmojmë biznesin që t’ju rrisin rrogat”- Rama batuta me gratë në fasoneri: E rëndësishme t’ju kemi ju mirë, se për burrat pastaj shohim e bëjmë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte sot në një fasoneri ku ka njoftuar nisjen e vaksinimit për punonjës të kësaj fushe.

10:49
Veliaj në Petrelë: Vazhdo rri i djathtë, por më 25 Prill voto Partinë Socialiste

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në shkollën e re 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë.

10:41
Era Istrefi vaksinohet kundër Covid 19, tregon kë vaksinë zgjodhi dhe si ndihet

Këngëtarja Era Istrefi tregon se ka marrë vaksinën anti Covid të Pfizer.

10:38
Mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë/ Themeluesi i kriptomonedhës ‘THODEX’ arratiset me 2 mld dollarë, dyshohet se ka ardhur drejt Shqipërisë

Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, pasi ka marrë nga investitorët 2 miliardë dollarë është arratisur. Paraprakisht dyshohet se vendstrehimi  tij është Shqipëria ose Tjlanda.

10:34
“Tako Monikën”/ Pazaret e LSI për blerjen e votës, përgjimet: Andej nga 3-shi bëhet nami, për 5 minuta merr 60 mijë lekë, kapi futi në makinë të votojnë

Në një video ekskluzive në Breaking në Top News shihet me zë e figurë se si kandidati i LSI Etjon Joka blen votat në Tiranë

10:20
Treni merr flakë në ecje/ Pamjet tronditëse, banorëve u kërkohet të qëndrojnë larg

Fotografitë tronditëse tregojnë një tren të ndezur, të përfshihet nga flakët, teksa tymi i zi mund të shihej në qiellin e Sevenoaks, Kent.

10:17
“Nusja i ka gjetur 12 veta te call center-i. Besoj se bëhen 100”- Si kandidati për deputet i LSI në Tiranë blen vota për zgjedhjet e 25 prillit

Një video ekskluzive është bërë publike nga Top News, në emisionin “Breaking” ku një kandidat i LSI, i renditur i 12 në listën e Tiranës, Etion Joka.

10:10
“Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”/ Pamjet, ja se si kandidati i LSI blen votat në Tiranë: Ti merr lekët, më jep votën

Një video ekskluzive është publikuar në “Breaking” në Top News ku shihet sesi një kandidat i LSI blen vota.

09:51
India me shifra rekord infektimesh/ Çfarë është varianti indian i Covid 19 dhe a funksionon vaksina?

Një variant i koronavirusit i identifikuar në Indi, po hetohet nga shkencëtarët në të gjithë botën, por nuk dihet ende se sa është përhapur apo nëse po drejton valën e dytë vdekjeprurëse të Covid në Indi.

09:42
Komuneti rom butafori gjatë fushatës zgjedhore

Gjatë fushatës zgjedhore mjaft politikanë përpiqen për votat e romëve. Por nga ky komunitet s’ka pasur kurrë ndonjë përfaqësues në Parlament, edhe pse ai tashmë numëron shumë njerëz të shkolluar.

09:37
130 persona dyshohet se kanë vdekur pas mbytjes së një gomoneje në Libi

Asnjë person nuk është gjetur në një gomone me rreth 130 persona në të, e cila është mbytur në gjirin e Libisë, ka thënë organizata për ndihma SOS Mediterranee, më 22 prill.

09:32
“Kishte një plan për eliminimin fizik të tij”- Rama publikon videon, pjesë e rrëfimit bashkëshortja e tij dhe nëna e ndjerë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, me anë të së cilës tregon rrugëtimin e tij që prej hyrjes në politikë dhe gjer më sot.

09:30
Qindra persona marrin pjesë në funeralin e Daunte Wright

Qindra persona kanë marrë pjesë në funeralin e të riut me ngjyrë Daunte Wright, i cili është qëlluar për vdekje nga policia, pas ndalimit të tij në Mineapolis.

09:17
Të infektuar në malin Everest, Covid 19 arrin majën më të lartë në botë

Të paktën një alpinist në malin Everest ka dalë pozitiv me Covid 19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët pas një viti mbylljeje.

09:10
Republika Çeke dhe Rusia “do të kenë numër të njëjtë të stafit nëpër ambasada”

Ministri i Jashtëm çek Jakub Kulhanek ka thënë të premten se Republika Çeke dhe Rusia do të kenë numër të njëjtë diplomatësh nëpër ambasadat e tyre, ndërkohë që rriten tensionet për rolin e dyshuar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës në një depo armësh më 2014, në tokën çeke.

09:06
Policia e Tiranës i vë prangat tre personave dhe shpall në kërkim një tjetër, ja pse akuzohen

Në aksionin gjatë orëve të natës Policia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga tre persona, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

08:59
Terrorizoi banorët duke qëlluar me armë zjarri, policia arreston 37-vjeçarin, shpall në kërkim një tjetër

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë zjarri, duke terrorizuar banorët e Hamallajt.

08:38
Deklarata shokuese e Xhelal Mziut: Kemi ngritur grupet tona dhe çdo person i dyshimtë do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin dy ditë më parë (21 prill 2021) ku mbeti i vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Xhuvani u qëllua me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, një ish-efektiv policie., pjesë e strukturave për mbrojtjen e votës të ngritura nga Partia Demokratike.

08:24
Bilanc tragjik viktimash në Brazil, ja sa persona u infektuan në 24 orët e fundit

Ministria Braziliane e Shëndetësisë njoftoi dje (e enjte 22 prill 2021) se në 24 orët e fundit ndërruan jetë  2,027 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa 45,178 raste të tjera u testuan pozitivë.

07:53
Thethi i izoluar që prej dhjetorit, banori në Wake Up: Situata shumë e vështirë, pritet që fletët e votimit të vijnë me helikopter

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, Thethi është i bllokuar nga dëbora. Kjo ka sjellë edhe problemin për dërgimin e fletëve të votimit në këtë zonë.

07:22
Reshje gjatë gjithë ditës, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites vendi do të preket nga vranësira të dendura duke sjellë mot me reshje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë paradites së të shtunës.

06:57
Samiti i Klimës, SHBA dhe vende të tjera rritin objektivat

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera i rritën objektivat e tyre për uljen e emetimeve të gazrave serë gjatë një samiti global për klimën të organizuar nga Presidenti Joe Biden, një ngjarje që synon të ringjallë rolin udhëheqës të SHBA në luftën kundër ngrohjes globale.

06:32
SHBA premton reduktim të shpejtë të burimeve energjetike me bazë karbonike

Me fjalët se bota duhet të “kapërcejë krizën ekzistenciale të kohës sonë,” Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi synimin e ri për të reduktuar ndotjen nga gazet karbonike në masën 50-52% brenda vitit 2030 gjatë punimeve të samitit virtual global për ndryshimet klimatike me pjesëmarrjen e dhjetëra udhëheqësve të tjerë botërorë.

06:16
Njihuni me vlerat e lëngut të karrotave në kurimin e diabetit, receta e duhur

Diabetikët zakonisht kanë kufizime të mëdha në ushqime dhe mënyrën e jetesës. Shumë prej ushqimeve që mund të konsumoni në një ditë për diabetikët janë të ndaluara, këtu futet sheqeri, buka, prodhimet e brumit madje dhe disa fruta.

05:58
Njihuni me 3 lëngjet më të mira kundër konstipacionit për tretjen e mirë

Fibra është elementi kyç i një sistemi të shëndetshëm tretës. Mungesa e saj ndikon kryesisht në lëvizjen e zorrëve dhe shkakton konstipacion.

05:30
Nëse vuani nga artriti, ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin.

05:05
Sërish rritje e rasteve pozitive në Itali

Në Itali janë regjistruar 16 232 rezultate pozitive nga testet COVID-19 të bëra në 24 orët e fundit, në krahasim me 13 844 që ishin dje, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

03:36
Spanja nis vaksinimin me Johnson & Johnson

​Spanja u bë sot një nga vendet e para europiane që fillon administrimin e vaksinës antiCOVID-19 Johnson & Johnson.

02:44
Luksemburg/ Rradhë qytetarësh në pritje të vaksinimit me AstraZeneca

Rreth 18 000 persona në Luksemburg ishin sot në një listë pritje për t’u vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca.

02:22
Rusia njofton tërheqjen e trupave nga kufiri i Ukrainës

Sipas autoriteteve të Rusisë, vendi do të tërheq trupat e saj nga kufiri me Ukrainën.

01:57
Protesta masive në Rusi/ Arrestohen 1700 persona. Kërkuan lirimin e liderit të opozitës

Më shumë se 1.700 protestues janë arrestuar nga policia ruse në të gjithë vendin gjatë protestave për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.

01:48
Athinë, kapet 4.4 tonë kanabis/ Droga nga Libani kishte destinacion Sllovakinë

Në Athinë u kapën 4.4 tonë kanabis qe ishin nisur nga Libani dhe kishte destinacion Sllovakinë.

01:24
Icardi rikthehet me gola, synon të bindë PSG-në për të qëndruar

Mauro Icardi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të bëjë atë që di më mirë, të dërgojë topin në rrjetë për Paris Saint Germain, në një moment mjaft vendimtar të sezonit, me klubin kryeqytetas që është në garë për të fituar të gjithë trofetë ku merr pjesë.

01:13
“Rama e oligarkët, sheikët e Durrësit”/ Basha me socialistët e zhgënjyer: Do ta çlirojmë qytetin nga Dakot e bandat e tij

Në të njëjtën kohë kur kryesocialisti Edi Rama mbyllte mitingun ne Tirana, Lulzim Basha e sfidoi në ekranet televizive me socialistë të zhgënjyer nga Durrësi, të cilët në këto zgjedhje kanë vendosur të kalojnë ylberin politik.

00:55
Ajaxi barazon ndaj Utrecht por është vetëm një fitore larg titullit

Ajaxi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e prapambetur të javës së 21-të të Eredivisies ndaj Utrecht, barazim që gjithsesi nuk komplikon aspak objektivin titull për skuadrën e Ten Hag që ka nevojë për një vetëm 1 fitore në 5 javët e fundit të kampionatit për t’u shpallur edhe zyrtarisht kampione e Holandës.

00:40
“Shqipëria të çlirohet nga demonët”/ Rama në mitingun përmbyllës së Tiranës: Paramilitarët e PD janë e shkuara, PS e ardhmja

Përpara më shumë se 7.000 mbështetësve socialistë Edi Rama e nisi fjalën në minitugun përmbyllës elektoral me një falenderim për patronazhistët të cilët i quajti njerëz fisnik të familjes socialiste.

00:26
Barcelona i kundërpërgjigjet Atleticos, mposht me “manita” Getafen

Barcelona ruajti hapin e Atleticos së Madridit dhe Realit, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-2 Getafen në Camp Nou.

E enjte, 22 Prill 2021
23:56
Basha: Kam një mesazh të qartë për administratën publike, mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në Open në Top Chaneel ku në fjalën e tij iu drejtuar edhe adminsitratës publike duke i thënë që duhet të dalin masivisht të votojnë ndryshimin.

23:29
Basha: Nuk ka projekt për portin e Durrësit. Ka vetëm një video 3D. Është një gënjeshtër elektorale

Pak orë përpara heshtjes elektorale, i ftuar në emisionin “Open”, Basha ka folur në lidhje projektet e Ramës duke thënë se i erdhën në mendje vetëm tre javë para datës së zgjedhjeve.

23:22
Ecte në rrugë në gjendje të dehur, aksidentohet për vdekje këmbësori

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Korçë në aksin rrugor Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Çiflig.

22:55
SHBA, shkon në 569.405 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 569.405, prej të cilëve 922 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

22:54
Vuçiç: Na kërkojnë ta njohim Kosovën e nuk na ofrojnë asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera të fuqishme perëndimore presin nga Serbia që ta njohë Kosovën, por askush nuk garanton madje as integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

22:46
Radhima, fshati që do t’i sjellë një epokë të re Shqipërisë/ Europa nuk ka asgjë më shumë

Të gjithë jemi në pritje të një Shqipërie që duam ta shohim siç e meriton. Jemi një nga vendet ku kemi gjithçka. Detin dhe diellin, malin ngjitur me detin, luginat e lumenjtë, kodrat e fushat. Blegtorinë dhe bujqësinë. Pse duhet ta ndiqni këtë udhë? Cilat janë pikëndalesat që duhet të bëni? Apo të njihni banorët dhe mikpritjen në këtë fshat që i gjen të gjitha?

22:26
Mjekët i kërkojnë Navalnyt të ndalë menjëherë grevën e urisë

Mjekët privatë të kritikut të Kremlinit Aleksei Navalny i kanë bërë thirrje atij që t’i japë fund krizës së urisë sa më shpejt që është e mundur.

22:25
Basha ironizon projektet e Ramës: U kujtua tre javë para se ta largojnë shqiptarët

Pak orë përpara heshtjes elektorale, i ftuar në emisionin “Open”, Basha ka folur në lidhje projektet e Ramës duke thënë se i erdhën në mendje vetëm tre javë para datës së zgjedhjeve.

22:17
“Kukull e Metës dhe Berishës”/ Basha i përgjigjet Ramës: Merret si e fus unë këmishën në pantallona…

“Çfarë udhëheqësi është Basha se përveç fle në këmbë dhe flet si një plakë gramafoni që rrotullohet sipas rastit s’ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur, ndërkohë udhëheqësit real janë Saliu dhe Iliri, janë ata që janë gati ta djegin nga e para Shqipërinë për të arritur synimin e tyre”.

22:02
Basha në “Open”: Shqiptarët do kenë një Reformë në Drejtësi të standardeve perëndimore, ne jemi garancia e vetme

I ftuar në “Open”, Kryedemokrati Basha ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se fitorja e PD më 25 prill do të mundësojë që kjo reformë të avancojë në standardet perëndimore.

21:56
A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve po humbi? Ja çfarë thotë kreu i PD-së në “Open”

I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!

21:54
Investigimi/ Bandat rumune që blejnë e grabisin minorenet për trafik në Britani (Pjesa 2-Fotot)

E përditshmja britanike ‘TheSun’ ka publikuar një investigim rrënqethës mbi bandat rumune të trafikimit të vajzave minorene per prostitucion, me ekspertë të krimit që u infiltruan me trafikantët e prostitucionit si në Angli dhe në vendin e origjinës, Rumani.

21:48
Fiksi teston Ramën në makinën e së vërtetës: Nuk i kam mbajtur premtimet. Po humba më 25 prill, do punoj part time në Fiks Fare

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks fare ku ka dhënë një intervistë të veçantë.

21:44
Basha për Arbër Paplekajn: Nuk është larguar nga radhët e policisë! Përsërit thirrjen e Yuri Kim për drejtësinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për Arbër Paplekajn i cili është vetëdorëzuar në polici për vrasjen e ndodhur në Elbasan duke thënë se nuk është larguar nga policia, por është rekrutuar në një mision special.

21:39
“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha në “Open”: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!

21:33
Ngjarja në Elbasan, Basha në ‘Open’: Asnjë anëtar i strukturave të PD nuk është i armatosur

I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!

21:26
Vrasja në Elbasan/ Basha zbulon çfarë dëshmoi Arbër Paplekaj në polici: Arma ime është me…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar çfarë dëshmoi Arbër Paplekaj në polici pasi u vetëdorëzua për vrasjen e ndodhur në Elbasan.

21:15
Kapen në Athinë 4.4 tonë kanabis, ishte nisur nga Libani dhe kishte destinacion…

Kapen në Athinë 4.4 tonë kanabis, sasi kjo e nisur nga Libani dhe kishte destinacion Sllovakinë.

21:14
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Basha: E rëndë, por do ishte parandaluar. Morën pjesë bandat e Ramës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në emisionin “Open” për ngjarjen e rëndë në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

21:02
Mizori nga bota e egër/ Luani bie ‘i therrur’ nga briri, pas një orë duel vdekjeje me bufalon (fotot)

Këto janë momentet dramatike kur një luan i rritur bie përtokë i vrarë nga briri, pas një beteje të zgjatur e vetëmohuese me një bufalo, në rezervatin kombëtar natyror Luangwa në Zambi.

20:52
Franca “ka lënë mbrapa” valën e tretë të pandemisë

Piku i valës së tretë të pandemisë së koronavirusit në Francë, “duket se është mbrapa nesh”, ka thënë kryeministri i këtij vendi Jean Castex të enjten, duke njoftuar se kufizimet në udhëtim do të lehtësohen në fillim të muajit tjetër.

20:46
Në dorë me vetëm një vaksinë, do ia bëje Metës apo Berishës? Rama: E sigurt që…

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

20:42
Rama rrëfehet, ja çfarë i pëlqen tek Kryemadhi, Meta dhe Berisha

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

20:39
Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë thirrje autoriteteve shqiptare: Qytetarët të votojnë të lirë nga frikësimi dhe dhuna

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan u bënë thirrje autoriteteve në Shqipëri që të sigurojnë një mjedis zgjedhor pa frikësim dhe dhunë gjatë votimeve të së dielës në Shqipëri.

20:37
“Ministër shteti për…”/ Rama tregon cilën ministri do t’i jepte Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

20:31
Si e ke emrin? Ramën e nxjerr zbuluar makina e së vërtetës në Fiks Fare

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

20:24
“Të lutem mos prishni qetësinë”/ Rama tallet me Metën në Fiks Fare: Pse i jepni raki te klubi afër?

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

20:20
Blerja e votës në Pukë, PSD i përgjigjet Metës: Në video është djali dhe daja im. Para disa ditësh, u arrestua njëri i LSI

Partia Social Demokrate në Shkodër përmes kandidatit Bilbil Dervishi i kundërpërgjigjet presidentit Ilir Meta i cili gjatë ditës së sotme publikoi një video, ku sipas tij ishin anëtarët e PSD të cilët blinin votat në Pukë.

20:07
Idetë për ndryshim kufijsh të rrezikshme/ Ministri i jashtëm i Gjermanisë në Kosovë, kërkon kompromis me Serbinë ashtu si SHBA

Shteti gjerman i sheh të rrezikshme dhe joreale, idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan.

20:05
Të rinjtë mund të vaksinohen/ Personat e sëmurë kronikë do vaksinohen pa kufizim moshë

Procesi i vaksinimit ne vendin tone ka zbritur edhe tek personat nen 60 vjeç.

20:00
 “Në luftë” për Atdheun? Antonela paralajmëron Sarën që të bëjë kujdes

Antonela dhe Atdheu kanë qenë mjaft të afërt pas rikthimit të tij në program dhe thuajse është lënë në harresë puthja që pati me Sarën.

20:00
Tensioni i fushatës zgjedhore/ Si po e përjetojnë qytetarët luftën e ashpër politike

Jemi duke përjetuar një situatë të ndezur parazgjedhore. Aq e tensionuar është gjendja sa më tepër në ekranet tone, po shfaqen kolegët tanë të nderuar, gazetarët e kronikës së zezë.

19:56
PS në Durrës për 8 mandate/ Drejtuesi Politik, Ardian Cela: Rama do jetë deputeti i Durrësit

Në takimin me anëtaret e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, drejtuesi politik Adrian Çela tha se objektivi i tyre është të marrin 8 mandate në zonë.

19:55
Rama: Tirana është Amerika e vogël e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Tiranën si Amerikën e vogël të Shqipërisë.

19:52
“Shqipëria të çlirohet nga demonët”/ Rama në mitingun përmbyllës së Tiranës: Paramilitarët e PD janë e shkuara, PS e ardhmja

Përpara më shumë se 7.000 mbështetësve socialist Edi Rama e nisi fjalën në mitingun përmbyllës elektoral me një falenderim për patronazhistët të cilët i quajti njerëz fisnik të familjes socialiste.

19:50
Andi dhe Jasmina mungojnë në program, cila është arsyeja

Pas debatit që patën ditën e djeshme, Andi dhe Jasmina kanë munguar në program sot.