E shtunë, 22 Maj 2021
01:56
BE: Vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë fund konfliktit Palestinë-Izrael

Bashkimi Evropian (BE), duke deklaruar se janë të kënaqur me armëpushimin midis Hamas-it dhe Izraelit, theksoi se konflikti Izrael-Palestinë mund të përfundojë vetëm me një zgjidhje politike.

01:48
Hungaria lehtëson masat kundër COVID-19

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në afro 5 milionë, duke theksuar se për shkak të kësaj do të hiqen shumë masa, përfshirë orën policore.

01:36
Nga 7 qershori të gjithë udhëtarët e vaksinuar do të lejohen të hyjnë në Spanjë

Personat që vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të lejohet të hyjë në Spanjë nga 7 qershori, njoftoi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

01:11
OBSH: Numri global i të vdekurve nga COVID-19 mund të jetë dy deri në tri herë më i lartë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se numri global i të vdekurve nga koronavirusi (COVID-19) mund të jetë dy deri në tri herë më i lartë se shifra prej 3.4 milionë që ka konfirmuar organizata.

00:54
Ekzekutohet pas kthimit nga Spanja/ Vlorë, atentatorët e 38 vjeçarit Delon Troqe djegin makinën jashtë qytetit

Ky është Delon Troqe, 38 vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një servis pas pallatit të sportit. Në vendngjarje mbërritën edhe familjarë të viktimës.

00:32
Fermerja që erdhi nga Londra/ Përfundon studimet në Britani dhe hap fermë blegtorale në Shqipëri

Të rinjtë shqiptarë ëndërrojnë të shkojnë në Angli. Ina Murataj, nga Tirana lë Londrën për tu marë me bagëti. Pasi përfundoi studimet e larta për menaxhim biznesi në Londër, ishte dashuria për kafshët që e kthey atë në Shqipëri. 25 vjeçarja planet për të ardhmen i ka të qarta, pasi të shtojë dhitë, delet dhe lopët ajo do të hapë një baxho.

E premte, 21 Maj 2021
23:59
Brdariç: Mrekulli që vështirë ta besosh, me Vllazninë bëjmë surprizë edhe në Europë

Vllaznia nuk ndalet as në kryeqytet dhe me Partizanin, një skuadër me shumë kualitete dhe që sot i ka ikur titulli nga duart.

23:45
Marku flet pas fitores: Shpresojmë që Apolonia të luaj ndershëm

Një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës së Vllaznisë është edhe Herald Marku, që ka qenë deçiziv në disa ndeshje edhe këtë sezon. Madje, sot ai i shënoi Partizanit në “Air Albania” me penallti.

23:33
‘Penallti inekzistente’, Daja shfaqet i nervozuar pas ndeshjes dhe akuzon arbitrit

Ilir Daja ishte mjaft i revoltuar pas ndeshjes, sidomos për atë penallti inekzistente që nuk u besoi syve kur e akordoi Jorgji. Trajneri kryeqytetas shigjeton kryesorin, ndërsa sipas tij, Partizani është goditur sistematikisht, madje dhe qëllimisht, për t’i vënë kapak me penalltinë e sotme inekzistente që i hoqi titullin skuadrës së kuqe.

23:18
Benjamin Kololli e mbyll me gol sezonin në Superligën e Zvicrës

Benjamin Kololli ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit të Superligës zvicerane.

22:59
Ministrat e G7-ës zotohen sërish për luftim të ndryshimeve klimatike

Shtatë shtetet më të industrializuara (G7) kanë bërë përkushtime për të ndihmuar në luftim të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ndalesën në financime të projekteve me thëngjill, deri në fund të këtij viti.

22:40
FOTO/ Kush është Delon Troqe, i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në Vlorë. Kushëriri i tij u zhduk 3 vite më parë!

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Vlorë. Në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Delon Troqe, 38 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

22:37
Dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së 38-vjeçarit, gjendet makina e djegur në Vlorë me dy kallashnikov brenda(VIDEO)

Top Channel ka siguruar pamjet e automjetit tip “Audi”, që u gjet mes flakëve në Sherishtë dhe dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së 38-vjeçarit Delon Troqe.

22:14
Teuta me një dorë tek titulli, shpëton Skënderbeu, Bylisi më pranë rënies

Mbyllet pa gola sfida mes Laçit dhe Teutës, një pikë e fituar nga secila skuadër, që për “Djemtë e Detit” vlen titullin kampion, pasi kryesojnë me pikë të barabarta me Vllazninë, por kanë vetëm epërsinë e një goli në golaverazhin e përgjithshëm, teksa në sfidat direkte janë në baraspeshë totale.

21:59
“Jam zhveshur për Mozzik-un”, Loredana habit me deklaratën

Çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri.

21:48
Britma dhe të qara! Para pak ditësh ishte kthyer nga Spanja, ky është personi që u ekzekutua në Vlorë (i dënuar më parë)

Një person është vrarë me breshëri plumbash mbrëmjen e sotme në Vlorë.

21:46
Vrasësi i dënuar me vdekje prej 45 vjetësh, nuk mund të ekzekutohet se tashmë është i sëmurë mendor (fotot)

Raymond Riles ishte dënuar me vdekje në vitin 1976 për një vrasje me armë, dhe më pas i vuri flakën disa here vetes në burg.

21:46
Ushtria belge në ndjekje të “Rambos” radikal të armatosur deri në dhëmbë!

Në Belgjikë, ka nisur një gjueti e vërtetë njeriu në të cilën janë përfshirë forcat speciale të njësive të policisë federale dhe trupa ushtarake.

21:39
SHBA-Kore e Jugut, bashkëpunim në sektorin e gjysmë-përçuesve

Koreja e Jugut ka kërkuar subvencione e mbështetje nga Shtetet e Bashkuara si për shembull lehtësim të tarifave dhe projekte në infrastrukturë për të mundësuar investimet koreano-jugore, përfshirë nga firma si Samsung që prodhon çipe elektronike, njoftoi zyra e presidentit koreano-jugor të premten.

21:26
Pasuesi i mundshëm Dalai Lama, paditet nga ish-murgesha për pensionin e fëmijës (fotot)

Trashëgimtari i mundshëm i Dalai Lama është paditur për dietat e fëmijës dhe të gruas, nga një ish-murgeshë që pretendon se kanë pasur një lidhje “si martesë”.

21:24
Tri firmat e vaksinave anti-COVID zotohen se do të ofrojnë 3.5 miliardë doza falas për vendet e varfra

Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson thanë në një samit shëndetësor të G20 SOT se ata do të furnizojnë rreth 3.5 miliardë doza vaksinash “pa fitim” në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta këtë dhe vitin tjetër.

21:23
Maqedonia e Veriut, 15 viktima dhe 46 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 15 viktima dhe 46 raste të reja me koronavirus.

20:58
Berat/ Plagoset 33-vjeçari, disa të shoqëruar

Sot rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi Iliaz Ismailaj 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

20:57
Drejtuesi i trenit të shpejtësisë shkon për 3 minuta në tualet duke lënë mjetin të udhëtonte me 150km/orë

Drejtuesi i një treni japonez të shpejtësisë së lartë është në pritje të masës së penalizimit pasi u zbulua duke dalë nga kabina e pilotimit për të shkuar në tualet teksa mjeti udhëtonte me shpejtësi rreth 150 km/orë.

20:55
Amerikani humbi 22 anëtarë të familjes së tij në konfliktin e fundit në Rripin e Gazës

Aman nga San Diego ka thënë se ai po vuan humbjen e 22 anëtarëve të familjes së tij pas konfliktit 11-ditor midis Izraelit dhe Hamasit që ka marrë qindra jetë dhe ka çuar në shkatërrimin e shtëpive dhe bizneseve përtej Rripit të Gazës.

20:45
Lojërat Olimpike “do të mbahen”, pavarësisht kundërshtive

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios, kanë thënë se kjo ngjarje do të zhvillohet edhe nëse qyteti do të jetë nën masën e gjendjes së jashtëzakonshme, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

20:39
Fiks Fare/ Zvërneci, fshati i rrethuar nga uji, por pa ujë!

Fshati Zvërnec është një nder 100 fshatrat turistikë që qeveria shqiptare e ka vënë në listën prioritare. Por edhe pse është i rrethuar nga uji nga deti dhe nga Gjoli i Nartës banorët e tij vuajnë për ujë të pijshëm .

20:30
Nisin hetimet për krime lufte pas publikimit të videos së rrethimit të Sarajevës

Prokurorët për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë, kanë nisur hetime pas publikimit të një videoje, në të cilën supozohet se një snajperist shihet duke gjuajtur gjatë kohës së rrethimit gati katërvjeçar të Sarajevës në vitet 1990.

20:20
Ekspozitë e veçantë në Presidencë, Meta: E ideuar nga përfaqësues të pakicës malazeze

Presidenti Ilir Meta njofton se Presidenca ka hapur dyert për një ekspozitë të veçantë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, si dhe me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi.

20:16
Këta janë beqarët meshkuj të ‘Për’Puthen’, Vajza… janë të lirë në kërkim të DASHURISË! (FOTO)

‘Për’puthen’ rinore i erdhi fundi, por vajza… këta djem janë të lirë, dolën ‘single’ prej emisionit dhe janë në kërkim të dashurisë!

20:10
Vllaznia e Teuta, për titullin/ Skënderbeu siguron qëndrimin në superiore

Çështja e titullit kampion në Kategorinë Superiore do të zgjidhet në 90 minutat e fundit të kampionatit.

19:55
Zjarre gjigante pranë Athinës/ Flakët kanë krijuar një front 15 kilometra të gjatë

Pas gati 48 orësh në betejë me flakët zjarrfikësit greke ende nuk po munden të vënë nën kontroll një front zjarri prej gati 15 km që e ka kthyer në shkrumb disa zona pyjore pranë Korinthit në perëndim të kryeqytetit grek të Athinës.

19:54
Murati dhe Ola japin puthjen e parë në kërcimin e fundit (FOTO)

Siç e do dhe tradita në “Për’puthen”, përpara se një çift të largohet nga emisioni duhet të bëjnë edhe një vallëzim të fundit në studio.

19:49
Protestë kundër përdhunimeve/ Aktivistë të shoqërisë civile protestuan në Rrëshen

“Heshtja përdhunon sërish”. Të rinjtë e Rrëshenit por jo vetëm kanë dalë gjatë ditës së sotme për të protestuar për ngjarjen e rëndë, atë të përdhunimit të 15 vjeçares nga 5 persona.

19:48
101 këmbësorë të aksidentuar/ Në katër muaj numër i lartë i aksidenteve dhe traumave

Shtimi i lëvizjeve gjatë kësaj periudhe ku dhe frika ndaj Covid është zbehur ka rritur numrin e aksidenteve automobilistike në vendin tonë.

19:33
Konventa që penalizon Berishën. Juristët: Padia kundër Blinken bllokohet nga Konventa e Vjenës

Avokati Saimir Visha këmbëngul se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha për të ngritur padi në gjykatën korreksionale të Parisit kundër sekretarit të shtetit Antoni Blinken, bllokohet nga konventa e Vjenës.

19:22
Yuri Kim me mitraloz në dorë, stërvitje afër Malit me Gropa

Ambasadorja Yuri Kim i është bashkuar sot stërvitjes së “Defender 21” në zonën e Bizës, pranë Malit me Gropa në Tiranë.

19:19
Uaa nuk e prisnim, Ola dhe Murati paskan plane për bashkëjetesë! (FOTO)

Emocione të forta dhe të pathëna në këtë puntatë të fundit të “Për’Puthen” rinore.

19:14
Ola shkon papritur në dyqanin e Muratit, takon ortaken dhe hallën e tij, ja çfarë ka ndodhur

Emocione të forta u ndjenë në studio, teksa dyshja Ola dhe Murati vendosën të dalin çift nga emisioni.

19:07
Vendimi i DASH për Berishën/ Eksperti amerikan: Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në SHBA, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme!

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, ndërsa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një cështjeje të tillë

19:07
Palestinezët kthehen në shtëpitë e shkatërruara teksa OKB bën thirrje për dialog në Gaza

Liderët botërorë mirëpritën sot armëpushimin, teksa Hamas dhe kryeministri hebre Benjamin Netanyahu mbeten armiqësorë e kercenues.

19:04
Ola i thotë “PO” Muratit: Bëj gati valixhen, do ikim në Turqi të takosh familjen! (FOTO)

Sot ishte puntata e fundit për “Për’Puthen” rinore, ku u morën përgjigjet përfundimtare për të gjitha ato ngjarje që mbetën pezull!

18:58
Maliq! 10-vjeçari rrëzohet nga biçikleta, me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin leminot, Maliq,

18:54
KAS miraton tabelën për Beratin pas rinumërimit. Nuk ka mandat për lSI-në

Mandatet në qarkun Berat, 5 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Demokratike nuk ndryshojnë.  

18:44
Aristela i thotë ‘JO’ dhe del vetëm nga “Për’Puthen”, Princi: Më lëndoi shumë…

Sot është puntata e fundit për “Për’Puthen” rinore, ku do të merren përgjigjet përfundimtare për të gjitha ato ngjarje që kanë mbetur ende pezull!

18:42
24 mbetje trupash njerëzish zbulohen në kopshtin e ish-policit (fotot)

Mbetjet e trupave të të paktën 24 njerzëve janë zbuluar në shtëpinë e një ish-polici në El Salvador.

18:37
Zaev: Plani i Brukselit, bazë e mirë për heqjen e pengesave Shkup – Sofje

Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë Augusto Silva – vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropain – dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, kanë prezantuar të premten në Shkup propozimin e Brukselit, i cili parasheh zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

18:31
Aristela i thotë ‘JO’ Princit dhe del vetëm nga ‘Përputhen’: Kam pëlqimin po s’kam ndjenjat e forta! (FOTO)

Sot është puntata e fundit për “Për’Puthen” rinore, ku do të merren përgjigjet përfundimtare për të gjitha ato ngjarje që kanë mbetur ende pezull!

18:15
Irani prezanton dronin gjuajtës të quajtur ‘Gaza’, radarë e raketa tokë-ajër të prodhuara në vend (fotot)

Irani ka prezantuar sot tre kapacitete të reja ushtarake mes tensioneve me SHBA dhe Izraelin, mes të cilave ishin sistemi mbrojtës i radarëve ‘Quds’, një sistem raketash tokë-ajër të quajtur ‘9-Ditë,’ dhe një dron gjuajtës të quajtur ‘Gaza’ që ka një rang operimi prej 2,000km.

18:14
Kategoria Superiore/ Tre ndeshje fillojnë me vonesë, ja personazhet “VIP” në tribunë

Po luhen ndeshjet e javës së 35 të kategorisë Superiore dhe për disa prej tyre ka mbaruar pjesa e parë.

18:07
Pas rinumërimit të Beratit, përfaqësuesi i PS: Vullneti i LSI u miratua nga KAS! Të mbyllet hetimi dhe të miratojmë tabelën

Në përfundim të numërimit të 114 kutive të votimit të Qarkut Berat, KAS ka bërë pasqyrimin e rezultatit të numërimit.

18:00
KAS jep të dhënat e rezultatin pas numërimit në Berat, përfaqësuesi i LSI: Kërkojmë hetim të thellë administrativ, dyshojmë se…

Në përfundim të numërimit të 114 kutive të votimit të Qarkut Berat, KAS ka bërë pasqyrimin e rezultatit të numërimit.

17:55
Dy të arrestuar për flamurin izraelit me kryq nazist në universitetin pranë Londrës (fotot)

Dy persona janë arrestuar sot pasi një flamur izraelit i modifikuar me një kryq të thyer nazist, ishte vendosur në një universitet në Londër.

17:50
Edith Harxhi pa ekuivoke fton Berishën publikisht ta mbështesë për të përmbysur Bashën

Edith Harxhi, një nga figurat më të hershme në PD ka shpallur kandidaturën për të marrë ‘në dorë’ partinë në një kohë që demokratët janë më të përçarë se kurrë.

17:49
KAS jep të dhënat e rezultatin: LSI ka shtuar 15 vota, PS dhe PD kanë zbritur

Pas përfundimit të numërimit të 114 kutive të votimit në qarkun e Beratit, KAS ka bërë pasqyrimin e rezultatit të numërimit.

17:43
Ftesë në 5/ Njihuni me “gorillën shqiptare”, luftëtari që rreh më shumë sesa e rrahin në ring! (FOTO)

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Leni Rufati dhe e dashura gjysmë shqiptare, të dy “luftëtarë” në ndeshjet e MMA.

17:33
Të dënuarit me vdekje i ‘merr koka flakë’ gjatë ekzekutimit në karrige elektrike (fotot)

Pedro Medina ishte dënuar me vdekje për vrasjen e fqinjes së tij Dorothy James, por ekzekutimi i tij ka mbetur në histori si nga më famëkeqët.

17:32
Edith Harxhi flet për herë të parë si sfidante e Lulzim Bashës në garën për kreun e PD-së

Zgjedhjet në PD do të mbahen më 13 qershor, dhe për herë të parë në historinë e kësaj partie, një grua kandidon për të marrë kryesinë.

17:31
Ngritja e Kushtetueses, Yuri Kim: Çështje edhe më të vështira po vijnë! SHBA pranë Shqipërisë derisa sistemi i drejtësisë të funksionojë plotësisht

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një postimi në rrjete sociale përshëndet punën e Gjykatës Kushtetuese, që pas 3 vjetësh paralizimi është funksionale!

17:21
“Nuk jeton dot pa mua”/ Antonela i përgjigjet ashpër Sindit: Ka ardhur koha të kryesh marrëdhënie (FOTO)

Edhe pse tashmë nuk janë më pjesë e emisionit të dyja, Sindi Loci iu kthye keq Antonelës, pasi kjo e fundit e ironizoi gjatë takimit që bëri me Gelianin ditën e djeshme, përpara se të largohej përfundimisht nga emisioni “Për’Puthen”.

17:12
LSI nuk e merr mandatin e pretenduar në Berat, Braimllari: Do vazhdojmë betejën, do paraqesim fakte për pavlefshmëri të procesit

KAS ka përfunduar pak më herët rinumërimin e 114 kutive të qarkut të Beratit dhe LSI ka rikuperuara gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të pretenduara dhe të duhura për të marrë mandatin e pretenduar.

17:06
Varej nga ballkoni për t’iu fshehur gruas/ MC Kevin ra për vdekje pas ‘maratonës’ së drogave e seksit, thotë policia vendase (fotot)

Këngëtari brazilian MC Kevin mund të ketë rënë për vdekje nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit prej influencës së drogave të shumta që u konsumuan në një festë alkooli e seksi, tha sot policia për ngjarjen.

17:00
Duhej të shkonte në tualet! Drejtuesi i trenit lë kabinën, tani pret ndëshkimin

Një drejtues i një treni në Japoni, përballet me ndëshkim, pasi e la kabinën e drejtimit të një treni plumb, të shpejtësisë së lartë, për disa minuta, për të shkuar në tualet.

16:51
U-17 / Shqipëria mposhtet 0-1 në miqësoren e dytë me Bosnje-Hercegovinën

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve është mundur me rezultatin minimal 0-1 nga Bosnje-Hercegovina në miqësoren e dytë të luajtur paraditen e të premtes në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

16:39
Hungaria lehtëson masat kundër COVID-19

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se numri i të vaksinuarve kundër koronavirusit ka shkuar në afro 5 milionë, duke theksuar se për shkak të kësaj do të hiqen shumë masa, përfshirë orën policore.

16:29
Pamje të rënda të qindra varreve të cekëta në brigjet e Ganges në Indi pas tejmbushjes së krematoriumeve (fotot)

Rreshta të panumërt varresh të cekëta në brigjet e lumit Ganges në veri perëndim të Indisë janë ekspozuar së fundmi nga shirat e ashpër.

16:28
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 35 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije bilancin e 24 orëve të fundit.

16:23
SHBA përshendet armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti Joe Biden përshëndeti të enjten armëpushimin që pritet t’i jap fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se ai sheh një “mundësi të mirëfilltë” drejt qëllimit më të madh për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

16:19
FMN propozon planin për dhënie fund të pandemisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka propozuar një plan prej 50 miliardë dollarëve për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, duke vënë si synim vaksinimin e të paktën 40 për qind të popullsisë deri në fund të vitit 2021.

16:14
Përfaqësuesi i PD denoncon vëzhguesen e PS-së: Ka kërcënuar me jetë një nga tanët, i ka thënë ‘do të të pres gjuhën’

Partia Demokratike ka akuzuar vëzhguesen e PS, Joana Melengu se ka kërcënuar vëzhgues të PD gjatë rinumërimit të votave.

16:01
‘Hiqi rrobat’/ Lady Gaga kujton përdhunimin nga producenti muzikor që e flaku në rrugë kur mbeti shtatzënë (fotot)

Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga ka përmendur sërish së fundmi historinë e saj të përdhunimit në fillim të karrierës muzikore nga një ekzekutiv i industrisë, duke dhënë më shumë detaje sesi producenti muzikor e sulmoi seksualisht në moshën 19-vjeçare, dhe e “flaku tej” kur kishte mbetur shtatzënë.

15:57
Rusia “sfidon” Defender 21, nis stërvitjen paralele ushtarake në Serbi!

Në kohën kur në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri po zhvillohet “Defender Europë 21”, stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore dhe më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, Rusia dhe Serbia nisën dhe ato një stërvitje të përbashkët ushtarake pran Beogradit, si për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon.

15:52
OBSH: Numri i viktimave nga Covid 19 mund të jetë tre herë më i lartë!

Numri i viktimave nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, deklaroi zv/drejtorja e pergjithshme e OBSH-së, Samira Asma.

15:49
Jo më naftë? Elon Musk: E ardhmja, do të jetë “e gjitha elektrike”!

Me përjashtimin e raketave, çdo lloj tjetër transportit në të ardhmen do të jetë elektrik, deklaroi pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk gjatë një fjalimi ‘online’ në një forum në Rusi.

15:45
39 mjekë të rinj, do të punësohen në spitalet rajonale, përfshirë dhe spitalin e ri të Fierit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka pritur sot në një takim 39 mjekët e rinj, të cilët, nga dita e hënë do të nisin punë në spitalet rajonale në vend, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, për një periudhë 3-vjeçare.

15:42
Mbyllet rinumërimi i 114 kutive për qarkun Berat/ LSI nuk merr mandatin e kërkuar

Rinumërimi i 114 kutive për qarkun Berat në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ka përfunduar ditën e sotme.

15:39
Investimet në infrastrukturë, Balla: Shushica do të jetë një nga zonat më të zhvilluara të Elbasanit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen në infrastrukturën e brendshme të Shushicës në Elbasan.

15:34
Stërvitja e NATO në Shqipëri/ Trupat amerikane dhe shqiptare në aksion në Bizë, Kuçovë dhe Vlorë

Trupat amerikanë në Shqipëri në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare janë duke u stërvitur në lojën e madhe ushtarake të quajtur “Defender Europe 2021”.

15:32
Harry: Princeshë Diana u përndoq për vdekje se ishte me dikë që nuk ishte i bardhë, njësoj si unë e Meghan (fotot)

Princi britanik Harry ka thënë së fundmi se nëna e tij princeshë Diana “u përndoq për vdekje sepse ishte në marrëdhënie me dikë që nuk ishte i bardhë” duke shtuar se trembet se historia po përsëritet me gruan e tij Meghan.

15:31
Ekspozita e Ardian Isufit/ Shkodër, instalacione, fotografi dhe artefakte

“Pasqyrat duhet të mendojnë më gjatë para se të reflektojnë” është ekspozita që është hapur në mjediset e Galerisë së Arteve, në Shkodër nga artisti, Ardian Isufi.

15:24
Hetimi i Presidentit/ Ekspertët tregojnë eksperiencat ndërkombëtare me shkarkimin e kreut të shtetit

Ekspertët ligjor sollën përpara Komisionit Parlamentar që ka vënë hetim presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës, disa vendime të gjykatave ndërkombëtare të cilat janë shprehur për rëndësinë që merr neutraliteti një presidenti gjatë fushatave elektorale.

15:20
Akademia e Re e Lidershipit, aplikimet hapen në korrik, Rama: Të konkurojnë të rinj që janë të pakënaqur me mënyrën si po shkojnë gjërat përreth

Apilkimet Akademinë e Re të Lidershipit do të hapen në maj, njofton kryeministri Rama, në “Facebook”.

15:19
Tre rivalë të Bashës në PD/ Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi paraqesin kandidaturën

Përveç Lulzim Bashës në Partinë Demokratike do garojnë edhe tre kandidatë të tjerë për postin e kryetarit. I pari që dorëzoi kërkesën për kandidim është Fatbardh Kadilli.

15:14
Gjykata ku do ankohet Berisha/ Tribunal Correctionnel De Paris nuk ka juridiksion mbi vendimin e Departamentit të Shtetit

Tribunal Correctionel De Paris është një dhomë e Gjykatës së Shkallës së Parë franceze në Paris e cila gjykon kundravajtje dhe krime që dënohen më pak se 10 vite.

15:06
Ndryshimet e vajzave të “Për’puthen”, kirurgia plastike zbulon ndërhyrjet që kanë bërë

Konkurrentet e “Për’puthen” komentohen vazhdimisht për ndryshimet në pamjen e tyre, që nga momenti që janë bërë personazhe publike e deri më sot.

14:58
Abuzonte prej kohësh dhe e përndiqte ish-gruan në punë, arrestohet shqiptari 36-vjeçar

Një shqiptar 36-vjeçar është arrestuar nga policia italiane dhe është dërguar në burgun e Vicenza, pasi nuk respektoi urdhrin që e ndalonte atë t’i afrohej familjes së tij.

14:48
Ndalohet për kontroll, por shqiptari tenton arratisjen dhe godet policin. Iu sekuestruan 8 mijë euro dhe drogë

Një shqiptar 32-vjeçar u arrestua në Santeramo, të Italisë, nën akuzën e trafikut të drogës, rezistencës dhe dëmtimit të një zyrtari publik.

14:42
Bashkia e Tiranës prezanton website-n e ri për bibliotekat e Tiranës, Veliaj: Do krijojmë program financimi për të botuar librin e parë

 Nga sot, të apasionuarve pas librit u vjen në ndihmë një website i ri i dedikuar për bibliotekat e Tiranës: bibliotekat.tirana.al.

14:41
Djemtë e Princeshë Dianës kundër gazetarit të BBC-së: I shkatërroi jetën!

Në një deklaratë të rrallë për nga ashpërsia e saj, dukshëm i ngarkuar emocionalisht princi William e fshikulloi ashpër BBC-në duke thënë se “kontribuoi ndjeshëm në frikën, paranojën dhe izolimin” që përjetoi nëna e tij, princesha Diana në vitet e fundit përpara vdekjes së saj.

14:33
Ruçi, uron kryeparlamentarin e Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë: Shqipëria dhe Mali i Zi, fqinj, miq, partnerë në NATO dhe rrugëtimin europian

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Bečić, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

14:20
“Do të rrijë ulur në dy karrige”, Gjermania i “tërheq veshin”Serbisë!

Gjermania po përpiqet të kthejë Ballkanin Perëndimor në prioritet të BE.

14:17
Përdhunimi i 15-vjeçares/ Në Rrëshen qytetarët marshojnë nga sheshi drejt Komisariatit

Dhjetëra persona janë mbledhur në qytetin e Rrëshenit për të protestuar për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 15 vjeçares nga 5 persona.

14:16
75 banesa të reja individuale në Bubq/ 120 familje do të akomodohen në shtëpi

Lagjja e re në Bubq që po ngrihet nga themelet do të jetë gati në fund të qershorit për familjet që natën tragjike të 26 nëntorit humbën shtëpitë e tyre.

14:09
Zgjedhjet në 13 qershor/ “Grupi për PD” paraqet dy kandidatët, kanë edhe disa kërkesa

Në datën 13 qershor do të mbahen zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së.

13:55
Projekti për demokracinë dhe aksionin civil/ Qeveria shqiptare dhe ajo zvicerane nënshkruajnë marrëveshjen

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Zv.shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier nënshkruan, sot, marrëveshjen që formalizon bashkëpunimin zvicerano-shqiptar për forcimin e aksionit civil në nivel vendor përmes “LëvizAlbania”, një projekt që financon nisma për përmirësimin e demokracisë dhe shërbimeve në nivel bashkie.

13:48
Fshinin datat e skadencave të produkteve e i tregtonin/ Dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu fshinin datat e skadencave produkteve të  skaduara, duke përdorur lëndë kimike dhe iu vendosnin atyre data të reja skadence, për të shtyrë afatin e përdorimit deri në dy vjet.       

13:44
Shqipëria u kualifikua në finalen e “Eurosong”, Ardit Çuni tregon si reagoi delegacioni jonë: M’u grisën pantallonat nga kërcimi, pati shumë ovacione nga grupi serb

Shqipëria, e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u kualifikua në finalen e 22 majit të “Eurosong 2021”.

13:30
Me drogë në makinë, arrestohen 3 persona, një nën hetim në Lezhë

Tre person janë arrestuar, ndërsa një është vënë nën hetim pasi iu gjet drogë në makinë.

13:30
OBSH: Numri i viktimave nga covid mund të jetë dy ose tre herë më i lartë!

Numri i viktimave nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deklarata u bë nga ndihmës drejtorja e Përgjithshme e OBSH-së, Samira Asma.

13:24
Pajisjet ushtarake të “Defender Europe 2021” ekspozohen për qytetarët e Vlorës

Trupat amerikane dhe shqiptare, pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2021” kanë ekspozuar pajisjet dhe forcën para qytetarëve të Vlorës në “Lungomare”.