Bënë “kërdinë” duke vjedhur bateri automjetesh, ndalohen 2 të rinj në Tiranë. Shpallet në kërkim 21-vjeçari

03/09/2021 09:33

Dy persona janë ndaluar nga policia e Tiranës pasi vidhnin bateritë e automjeteve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bateristi”, janë zbardhur 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator. Forcat blu kanë sekuestruar 23 bateri makinash dhe automjetet që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bateristi”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetasve: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;

Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “Ford” në posedim të shtetasit E. A dhe automjeti tip “Smart” në posedim të shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel