Berisha sërish në Parlament/ Çupi: Po të kishte pak burrni s’do ja lejonte vetes! Nëse Rama e përdor si armë do jetë mallkim

03/09/2021 10:51

Analisti Frrok Çupi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News u shpreh se prezenca e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlamentin e ri nuk është asgjë tjetër veç se një teledramë e çuditshme.

Sipas tij nëse Berisha do kishte burrni nuk do shkonte më në Parlament dhe do ta mbyllte karrierën politike në këtë pikë.

Çupi deklaroi se nuk beson që Rama do vazhdojë ta përdorë si armë në parlament, por theksoi se nëse vazhdon ta bëjë do të ishte një mallkim.

Çupi: Prania e Berishës në Parlament është një teledramë e çuditshme. Berisha po të kishte pak burrni s’do ja lejonte vetes të thoshte që do vijë me zor në Parlament. Nuk ka asnjë problem se ai është çmontuar, nuk ka asnjë pikë vlere. Vlera qëndron vetëm te fakti pse e  degradon veten në atë pikë dhe pse PD e çon në atë pikë.

Nuk besoj dhe nuk uroj që Rama ta përdorë si armë. Rama ka dalë prej këtyre bunkerëve që do ta përdorë si armë. Do ishte mallkim sikur të ndodhte, por do jetë shumë e shëmtuar nëse ai do rrijë në parlament dhe do ishte me pasoja të rëndë për PD dhe për lidershipin Lulzim Basha.

Top Channel