Veliaj poston videon e të rinjve të apasionuar pas teknologjisë: Planet e tyre do të bëhen realitet te Piramida

03/09/2021 11:15

Kyebashkiaku Veliaj ka ndarë ditën e sotme videon e disa të rinjve teksa shohin ecurinë e punimeve te Piramida, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në vend.

Të rinjtë sjellin video-mesazhet e tyre për këtë qendër si një projekt multifunksional e rekreativ që do i ndihmojë ata të zbulojnë fusha të ndryshme e të kenë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre.

“MIRËMËNGJES, dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve për teknologjinë, t’i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë”, poston Veliaj në rrjetet sociale.

 

Top Channel