OBSH: Mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë

03/09/2021 01:40

Më shumë se 55 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë me demencë, e cila aktualisht është e pashërueshme dhe shpesh neglizhohet, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se numri mund të rritet në 78 milionë deri në vitin 2030.

OBSH publikoi raportin e saj të gjendjes globale mbi reagimin e shëndetit publik ndaj demencës, duke shqyrtuar përparimin e arritur drejt objektivave globale të vitit 2025 për demencën të përcaktuara nga Plani i Veprimit Global i OBSH-së për Demencën nga Viti 2017.

“Demenca u rrëmben kujtimet, pavarësinë dhe dinjitetin miliona njerëzve, por gjithashtu na privon ne nga njerëzit që njohim dhe i duam”, ka thënë Tedros Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

“Bota po i zhgënjen njerëzit me demencë dhe kjo na dëmton të gjithëve. Katër vjet më parë, qeveritë ranë dakord për një grup të qartë objektivash për të përmirësuar kujdesin ndaj demencës”, ka shtuar ai.

Top Channel