Emrat/ Arrestohen tre persona në Fier, 41-vjeçari rrahu gruan në sy të fëmijëve të mitur. Ja pse akuzohen 2 të tjerët

03/09/2021 09:41

Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale. Një 30-vjeçar, i identifikuar si Aleks Hënaj(Meçaj), banues në Kreshpan, u arrestua sepse në banesën e tij u gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa dy të tjerë akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”. 41-vjeçari i identifikuar si Bledjon Faso, ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në prezencë të fëmijëve të mitur.

Ndërsa 40-vjeçari Leonard Leço u arrestua sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u procedua penalisht shtetasi F. C., 34 vjeç, banues në Levan, pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu të cilën e kishte me leje, shtetasin S. M., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel