25-vjeçarja dërgohet për ndihmë në spital, dyshohet se ishte dehur dhe u rrëzua nga një anije e ankoruar

03/09/2021 11:40
Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm një 25-vjeçare, ende e paidentifikuar ka mbërritur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Referuar informacionit paraprak thuhet se dyshohet që e reja të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë.

Dyshohet se ajo ka qenë nën efektin e alkoolit, por policia që ka shkuar në vendngjarje është duke vijuar hetimet.

“Mengjesin e sotëm është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 25 vjeçe, e cila dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka qënë nën efektin e alkoolit”, njofton policia.

 

Top Channel