Një makinë është përfshirë nga flakët në Yzberitsht, Tiranë.

Sikurse shihet qartë edhe nga pamjet për shuarjen e flakëve kanë ndihmuar në momentin e parë qytetarë kalimtarë dhe ata të lokaleve pranë, të cilët kanë hedhur ujë mbi makinën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja, si dhe forcat e policisë, të fundit këto që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë në këtë zonë për shkak të ngjarjes janë krijuar edhe radhë makinash, ndërsa dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë për “Top Channel” se zjarrfikësja erdhi shumë vonë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel