Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lagjen nr.17 në Durrës rreth orës 06:25. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur poshtë një automjeti të një punonjësi policie.

Një njoftimin e policisë, bëhet me dije se automjeti i cili ishte në pronësi të shtetasit me iniciale L.K ka qenë i parkuar para banesës. Nga shpërthimi i eksplozivit ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel