Foto ilustruese

Një 34-vjeçar ka plagosur veten me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vorë, Tiranë. I riu është transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

“Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Ndërsa nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel