E shtunë, 18 Shtator 2021
01:11
“Thikë pas shpine”. Pas paktit për nëndetëset, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia

Franca ka thënë se po tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje sigurie e cila përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e jashtme tha se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga serioziteti i paktit.

00:58
Hertha merr fitoren e dytë radhazi, mposht me përmbysje Greuther Furth

Hertha e Berlinit merr fitoren e dytë radhazi në harkun e një jave, teksa këtë herë ia doli të triumfojë me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në Bundesligë, Greuther Furth.

00:47
Zv. Presidenti i Barcelonës mohon zërat për shkarkimin e Koeman

Fillimi i sezonit nuk ka qenë aspak i mirë për Barcelonën, që pa yje si Messi e Griezmann, nuk po arrin të shfaqet në nivelin e pritshmërive, teksa së fundi është folur masivisht për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Ronald Koeman.

00:32
Operohet Braithwaite, koha e rikthimit e papërcaktuar

Martin Braithwaite iu nënshtrua me sukses operacionit në gjurin e majtë. Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e klubit të Barcelonës. Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e tretë të kampionatit, në sfidën përballë Getafes.

00:13
Brdaric: Me Teutën kemi llogari të hapura, Vllaznia sulmuese

Thomas Brdaric nuk e fsheh, me Teutën është më shumë se një ndeshje. Me titullin të munguar në ndeshjen e fundit të kampionatit të shkuar dhe po ashtu dhe Superkupën që shkoi në Durrës në debutimin e sezonit të ri, në kampin shkodran nuk e fshehin dëshirën për një hakmarrje sportive.

E premte, 17 Shtator 2021
23:56
Herrera: Messi frymëzim për ne, Mbappe ma kishte thënë se do të qëndronte

Ander Herrera mund të konsiderohet “zbulim” i këtij fillimsezoni te PSG. Mesfushori spanjoll ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy pasime vendimtare në vetëm shtatë ndeshje. Vitin e kaluar kishte rolin e zëvendësuesit, ndërsa në sfidat e para të këtij edicioni e ka shfrytëzuar maksimalisht mungesën e “yjeve”, duke u shfaqur vendimtar në shumë ndeshje.

23:55
Një këmbësor plagoset nga përplasja e 2 automjeteve, policia jep detajet

Një aksident ka ndodhur në orët e vona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

23:44
Spektakël në fushë e sherr në tribuna, arrestohen 11 tifozë pas Leicester-Napoli

Leicester e Napoli dhuruan spektakël në “King Power Arena”, duke e bërë përballjen nga më të bukurat e ditës së parë të fazës së grupeve të Europa Leagues, ndërsa tifozët e të dy klubeve nuk ishin në të njëjtën lartësi.

23:35
Fituesi i Topit të Artë: Messi e ka dobësuar PSG-në

Presioni në ambientin e Paris Saint Germain është maksimal. Klubi francez arriti të krijonte një nga tredhëmbëshat sulmues më të mirë në histori. Pritshmëritë janë të larta, por barazimi kundër Club Brugge ishte një zhgënjim i madh. Zhgënjeu tifozët parizienë dhe jo vetëm. Michael Owen, fitues i Topit të Artë në vitin 2001 mendon se fenomenët e sulmit të Parisit janë të dobët kur luajnë së bashku.

23:25
Raiola: Donnarumma nuk është tradhtar, për Pogba flasim me Man. United

Largimi i Donnarummës nga Milani këtë verë, hidhëroi jo pak tifozët kuqezi, pasi iku me parametra zero drejt PSG-së, ndërsa menaxheri Mino Raiola ka komentuar transferimin, duke u shprehur se ajo e portierit nuk ishte një tradhti ndaj klubit italian.

22:52
Afganistan/ SHBA pranon se sulmi me dron në Kabul vrau civilë

SHBA ka pranuar se një sulm me dron në Kabul disa ditë para tërheqjes së saj ushtarake vrau 10 njerëz të pafajshëm.

22:47
Nis vaksinimi i qytetarëve afgan në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka përfshirë në programin e vaksinimit edhe shtetasit afgan të strehuar në vendin tonë.

22:39
“Thikë pas shpine”/ Pas paktit për nëndetëset, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia

Franca ka thënë se po tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje sigurie e cila përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar.

22:35
“Balkan Project”/ Stambolli, ky thesar historik i lidhur ngushtë me shqiptarët (Video)

“Balkan Project” është një program tjetër i ri në Top Channel, i cili siparin e tij e ngriti ditën e shtunë, duke na treguar një vepër të rëndësishme të Ballkanit: Stambollin.

22:12
DW: Presidentja Vjosa Osmani, një politikane me parime dhe që guxon të rrezikojë

Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së pavarur të Kosovës, vizitoi Berlinin nga 14 deri më 16 shtator 2021. Kush është gruaja në krye të shtetit më të ri në Evropë?

22:02
Kinë, mbi 1 miliard njerëz të vaksinuar me të dyja dozat kundër COVID

Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Kinë ka shkuar në mbi 1 miliard, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.

22:01
Laçi shënon edhe për Dinamon, nuk ka fitues në “Elbasan Arena”

Java e dytë e Abissnet Superiore nis nga “Elbasan Arena”, ku Dinamo e Laçi ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1, në një ndeshje ku kurbinasit bënë gjithçka vetë, duke shënuar fillimisht në portën e tyre e më pas në atë të kryeqytetasve, për të marrë pikën e parë sezonale.

21:46
101 vjeçarja vijon të punojë në barkën e arragostave, pa plane për të dalë në pension

Max Oliver punon ende në barkën e tij të arragostave edhe pse është në moshën 78 vjeçare. Por nëse mendoni se kjo është e jashtëzakonshme, mësoni se ai ka një kolege barke, që është 101 vjeç.

21:39
50 milionë francezë janë vaksinuar kundër Covid 19

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se numri i qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid 19 ka kaluar mbi 50 milionë.

21:24
Kampi i haitianëve pranë kufirit të SHBA kalon 10,000 njerëz pasi Biden tha se emigrantët nuk nevojitet të vaksinohen (fotot)

Mijëra emigrantë haitianë po vërshojnë në një kamp të improvizuar, nën urën që ndan Del Rio në Texas nga qyteza meksikane e Ciudad Acuña, në emergjencën më të fundit kufitare dhe krizën humanitare të politikave të presidentit Joe Biden.

21:23
DW: Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të 16 vjetëve qeverisje Angela Merkel merr vlerësime maksimale jo vetëm në Gjermani, por në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian. Në 12 shtete të BE kancelarja Merkel vlerësohet si personalitet drejtues, që […]

21:13
“Ford-i” përplaset me makinën e policisë, plagosen 3 efektivë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti .

21:06
‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve shqiptare

Reklamat politike të paguara nga “para të errëta” anonime u panë më shumë se 50 milionë herë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN.

20:51
3 ‘sekrete’ si të humbni peshë, pa u munduar fare

Sa shumë do të donim të eliminonim ca pjesë dhjamore pa u mundura shumë dhe pa u “torturuar” me ushtrime fizike.

20:49
Fiks Fare/ Maliqi prej vitesh vuan për mjekë, janë larguar në Gjermani!

Në Bashkinë Maliq, prej vitesh mungojnë mjekët në qendrat shëndetësore. Emisioni  “Fiks fare” e ka ngritur këtë shqetësim të banorëve të Bashkisë Maliq të cilët vuajnë për mjek disa herë, por edhe pas një viti ende është e njëjta situatë.   

20:45
Fiks Fare/ Zvirinë, fshati pa rrugë e ujë, banori: Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik!

Fshati Zvirinë i Bashkisë Maliq, ndodhet buzë rrugës nacionale Pogradec-Korçë ka mbi 450 shtëpi dhe të gjithë banorët merren me kryesisht bujqësi me kultivimin e mollëve, qepëve, patateve dhe fasule.

20:39
Ermal Meta Koncert në Tiranë/ Ndez skenën e “Air Albania”, qytetarët shijojnë këngët e tij

Ermal Meta ka ndezur skenën mbrëmjen e sotme në koncertin që po mbahet në stadiumin “Air Albania”.

20:22
Astronautët kinezë kthehen në tokë pas 90 ditësh në stacionin hapësinor të vendit (fotot)

Është rikthyer sot në tokë kapsula me astronautët kinezë, pas misionit 90-ditor në stacionin hapësinor të vendit, një kohëzgjatje rekord për Kinën.

20:19
Shefi i OKB-së paralajmëron ‘katastrofën’ klimatike

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar të premten emetimet globale po e vendosin botën në një rrugë “katastrofike” drejt një ngrohjeje prej 2.7 gradë Celsius, teksa presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje botës që të japin maksimumin në samitin e OKB-së mbi ndryshimet klimatike që pritet të mbahet në nëntor.

20:07
29 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 561 raste të reja nga 4384 testime të realizuara, 12.8 për qind e testeve kanë rezultuar pozitivë.

20:03
Talebanët lejojnë djemtë të shkojnë në shkollë

Ministria e Arsimit në qeverinë e re talebane të Afganistanit njoftoi se mësimi për të gjithë nxënësit meshkuj nga klasa e gjashtë deri në të 12 -të do të vazhdojnë të shtunën.

20:01
Asnjë shenjë nga minatori! Autoriteti Kombëtar në Miniera: Operacioni i vështirë, rrezikohet jeta e ekipit të shpëtimit

Minatori Muharrem Plaku është bllokuar në një nga galeritë e Bulqizës, që prej mëngjesit të së mërkurës.

19:52
Partizani-Skënderbeu/ Nesër ndeshja mes dy ekipeve që nuk e kanë nisur mirë këtë kampionat

Partizani dhe Skënderbeu nuk e kanë filluar mirë këtë kampionat pasi janë mundur në takimet e para, respektivisht nga Teuta dhe Tirana.

19:50
Festivali ndërkombëtar i filmit/ Tematika kryesore do të jetë pandemi

Edicioni të 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri cel siparin që prej 20 shtatorit deri të shtunën më 25 shtator .

19:50
“Mos të takofsha në ajrosje…”, Arbër Çekaj kërcënon policin. I burgosuri i 313 nën hetim për kanosje bashkë me Redjan Rrajën

Pasi dështoi për tu arratisur së bashku me të burgosurin Fatmir Pjetri, Arbër Çekaj u shfaq i buzëqeshur nga ky kafaz ku dhe dëgjoi akuzat e prokurorisë për këtë ngjarje.

19:44
Humb jetën 23 vjeçarja në Kosovë/ Familja: Vdiq nga vaksina. Prokuroria nis hetimet

Dyshimet e familjes të së ndjerës 23 vjeçare nga Drenasi, kanë bërë që Prokuroria Themelore në Prishtinë të nis hetimet.

19:41
I bllokuar nën tokë nga e mërkura. Bulqizë, u shemb galeria, minatorët po gërmojnë për ta shpëtuar

Punëtorë, bëni kujdes gjatë lëvizjes në galeri , ky ishte njoftimi që përballej çdo ditë para se të niste punën minatori Muharrem plaku.

19:40
Basha reagon për Berishën: Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e pacenueshme

Lulzim Basha zgjodhi të mos iu përgjigjet as provokimeve dhe as kërcënimeve me shkarkim që Sali Berisha i bëri një ditë më parë, por vendosi t’i bëjë të qartë publikisht se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

19:39
Qeveria betohet nesër, në orën 10:30 mbledhja e parë

Në fund të seancës së kuvendit 12 orë të gjatë, u votua qeveria Rama tre.

19:38
Programi i qeverisë sipas popullit/ “Duam ekonomi, pagat, shëndetësi dhe arsim”

5 shtyllat mbi të cilat mbështetet programi i sapomiratuar i qeverisë janë: Rimëkëmbja e vendit nga tërmeti de pandemia, Mirëqenia e qytetarëve, Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, Familja dhe Shqipëria e fortë.

19:35
E papritur/ Zgjedhjet e javës që vjen bëjnë lëmsh konkurrentët

Vjazat në Për’Puthen kanë zgjedhur djemtë me të cilët duhet të dalin javën që vjen.

19:32
“Të pasurit po taksohen më pak”/ Erion Braçe, opozitë me shifra: Taksa progresive, vetëm mbi punën

“Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të vendit. Pabarazia bëhet më e thellë mes biznesit VIP. Taksa për të është e sheshtë dhe tatimi për të është i ulët se në Francë, Itali e kështu me radhë.

19:29
Nga koka te këmbët me xhinse, shihni disa nga kombinimet më interesante të yjeve

Një nga tendencat më tërheqëse që duan të famshmit është ‘nga koka te këmbët’ me xhins.

19:27
“S’duhet të jesh fasadë”/ Ada i hedh kunja Edit në Për’Puthen

Takimi i Dorit dhe Alvisës nuk shkoi siç pritej, ku ai dukej shumë i ndrojtur.

19:13
Turku nga Vlora, kush është djali tjetër pretendent për të hyrë në “Për’Puthen”

Melik, djali nga Turqia me theks vlonjat është kandidati i dytë për të hyrë në Për’Puthen.

19:10
Mesazhi në shishe nga Japonia, del në brigjet e ishullit Hawaii 37 vjet më vonë (fotot)

Zbulimi i bërë nga një vajzë e zonës u bë disa dekada pasi shishja ishte hedhur në det nga nxënes shkolle si pjesë e eksperimentit për monitorimin e rrymave të oqeaneve.

19:04
Qëndroi gjysmë dite, rikthehet Dori pasi u përjashtua nga Për’Puthen sezonin e kaluar (Fotot)

Dori është kandidati për konkurrent në Për’Puthen, i cili qëndroi vetëm 30 minuta në emision pasi u përplas me Erin.

18:55
Vëllai i Mevlanit në Për’Puthen/ Artani shpjegon përse duhet të bëhet pjesë e programit (Fotot)

Artani, vëllai i Mevlanit është një prej kandidatët për konkurrentë në Për”Puthen.

18:45
Për herë të parë publiku përzgjedh konkurrentët në Për’Puthen/ Kush do zgjidhet nga djemtë

Për herë të parë publiku do të përzgjedhë konkurrentët në Për’Puthen, ndërsa ditën e sotme po prezantohen 3 prej tyre.

18:43
Lajçak: Paramendoni përfitimet që Kosova mund t’i ketë duke arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Emisari i posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vizitoi Kosovën prej 15 deri më 17 shtator 2021.

18:42
“Vladi i çmendur”/ Rusia lëshon raketën vrasëse të satelitëve, perëndimi në alarm

Rusia i jep sërish dhimbje koke perëndimit.

18:36
Armëmbajtje pa leje, plagosje me dashje e dhunë, 4 të arrestuar në Durrës

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, plagosje me dashje e kërcënim me dhunë për marrjen e pasurisë, u arrestua sot në Durrës.

18:30
Ikona e shahut padit Netflix për portretizim të gabuar në “The Queen’s Gambit” (Fotot)

Ikona gjeorgjiane e shahut, Nona Gaprindashvili ka ngritur një padi për shpifje kundër Netflix duke i kërkuar pesë milionë dollarë dëmshpërblim me pretendimin se është portretizuar gabimisht në serialin e famshëm, “The Queen’s Gambit”.

18:27
Dy të vrarë në Holandë, burri i zhveshur qëllon me hark e shigjeta nga ballkoni (video shokuese)

Dy njerëz raportohet se kanë humbur jetën, ndersa një burrë qëllonte me hark e shigjeta ndaj kalimtarëve nga ballkoni i tij në nje zone rezidenciale ne Hollandë.

18:21
Kosovës i mungojnë turistët rajonalë

Drejtoresha e Program Swiss Contact në Kosovë, Argjentina Grazhdani e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm organizimin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress për të shënuar Konventën e Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Lajmeve të Ballkanit(ABNA), në të cilën KosovaPress është anëtare me të drejta të plota.

18:18
Maqedoni e Veriut/ Filipçe: Nga tetori, e nevojshme certifikata me dy doza të vaksinës

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot tha se pritet që nga muaji tetori për të hyrë në objekte gastronomike dhe për të organizuar ngjarje do të jetë e nevojshme të tregohet certifikatë plotë e vaksinimit, transmeton Alsat.

18:06
Jeton prej 12 vitesh me vetëm 30 minuta gjumë në ditë/ 36-vjeçari tregon eksperiencën e tij (Fotot)

Një burrë nga Japonia pretendon se ka kaluar 12 vitet e fundit duke fjetur vetëm 30 minuta gjumë në ditë.

18:02
“Të na drejtojë ajo, jo Macron”/ Europianët duan të gjithë Merkel-in

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre.

17:59
Veliaj: Do i heqim licencën një operatori pastrimi në një nga zonat më problematike

Bashkia e Tiranës do t’i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit, të shtunën e 18 Shtatorit. Aksioni, që pritet të aktivizojë punonjës, por dhe shumë qytetarë të organizuar në mënyrë vullnetare në disa prej pikave më nevralgjike të caktuara në çdo lagje të Tiranës, është lançuar nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar se kryeqyteti i rikthehet kështu traditës së përvitshme për pastrimin e qytetit.

17:56
‘Liria e navigimit’/ Luftanijet e Kinës patrullojnë në ujërat e zonës ekskluzive ekonomike të SHBA (fotot)

Dy nga luftanijet më të mëdha të fuqishme së Kinës, frigata Tip 055 Nanchang dhe ajo tip 052D Guiyang, patrullonin dje pranë ujërave territoriale të SHBA. Ato shoqëroheshin nga anija mbështetëse tip 903A që i furnizon në misione të largëta.

17:55
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6 humbje jete në 24 orët e fundit, mes tyre një 49-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

17:52
Kina kërcënon Australinë me sulm bërthamor/ Hakmarrja, pas paktit të Indo-Paqësorit!

Kina paralajmëroi Australinë se rrezikon të kthehet në “shënjestrën e një sulmi të mundshëm bërthamor”, mes frikës se pakti për nëndetëse nukleare me Amerikën dhe Britaninë mund të ndezë një garë tmerruese armatimesh.

17:52
Veliaj: Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë, dëshmi e qartë e vizionit tonë

Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit, është jo vetëm një ambicie, por objektiv i qartë i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Duke listuar disa nga vendimet që shkojnë në funksion të këtij qëllimi, ku më i rëndësishmi është shndërrimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan, por dhe hapja për herë të parë e disa shkollave elitë të teknologjisë si “Holberton”, kryebashkiaku Veliaj tha se fokusi drejt Tiranës 2050 është industria kreative.

17:50
“Përtej Berishës e Bashës”/ Kadilli: Në PD së shpejti një lëvizje e re qytetare!

Në Partinë Demokratike ka nisur nisur një grupim i ri, me synim ringritjen e partisë, është shprehur sot në Top Talk, Fatbardh Kadilli.

17:49
”Asnjë shans armikut”/ Në “fushëbetejën” ruse tanku “Terminator” dhe raketa shkatërrimtare

Rusia zbuloi për të parën herë gjatë stërvitjes masive ushtarake me bjellorusët takun e saj të pagëzuar “Terminator” dhe një rakete hipersonike shkatërrimtare.

17:47
Ftesë në 5/ Lola Haradinaj pjesë e “Top Channel”! Nga tetori krah Edi Manushit!

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Anita Haradinaj sqaroi njëherë e mirë lajmin e nisjes së një programi krah Edi Manushit në Top Channel.

17:35
Zbulohen detajet e betimit të qeverisë ‘Rama 3’ të shtunën

Mësohen detajet e ceremonisë së betimit në presidencë të qeverisë Rama 3.

17:34
Punonjësi infekton 20 gorilla me koronavirus në kopshtin zoologjik të Atlanta (fotot)

Thuajse të gjithë 20 gorillat e kopshtit zoologjik të Atlantas në SHBA po shfaqin simptoma të COVID-19, pas infektimit të dyshuar nga një punonjës i impjantit, njoftonin dje me sensacion mediat amerikane.

17:32
Arrestohet motra e Ornella Mutit/ Iu gjet në shtëpi “drogë përdhunimi”, shfajësohet: Është pastrues për sendet!

Claudia Rivelli , motra e aktores së famshme italiane Ornella Muti u arrestua për shitje droge.

17:30
Ftesë në 5/ Zënka e fundit mes Anita dhe Lola Haradinaj, kush e pati fajin?

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara Anita dhe Lola Haradinaj, dy motrat dhe kunatat që tashmë do të jenë edhe kolege në programin e ri televiziv që do të nisë në Top Channel.

17:02
Ukraina blen 24 dronë luftarakë Bajraktar nga Turqia (fotot)

Ukraina do të blejë nga Turqia edhe katër sisteme dronësh luftarakë Bajraktar TB2 nga Turqia.

16:51
Nga 1 Tetori arsim i lartë publik falas në Kosovë

Nga një 1 Tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë.

16:44
Momentet shokuese kur peshkaqeni i ngecur në grep gëlltitet i plotë nga ‘monstra’ e detit (video)

Një grup peshkatarësh që kishin gjuajtur një peshkaqen me grepat e tyre në brigjet e Florida po përpiqeshin ta ngrinin në barkë, kur vërejtën tre hije të frikshme gjigante që vinin nga poshtë thellësive.

16:25
“Si mund të mësohet pa praktikë”? Studentë e pedagogë apelojnë për vaksinim, para fillimit të vitit të ri akademik

Studentë e pedagogë të universiteteve në vend apelojnë për vaksinimin e kolegëve të tyre.

16:21
Babai vret vajzën në ditëlindjen e saj, më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Padova të Italisë.

16:19
Nëna vret tre fëmijët gjatë karantinës së detyruar pas ardhjes në Zelandën e Re (fotot)

Fqinjët kishin dëgjuar ulërima të dëshpëruara nga shtëpia e tragjedisë, teksa Lauren Dickason akuzohet se ka vrarë barbarisht dy binjaket e saj dy-vjeçare dhe bijën tjetër gjashtë vjeçare teksa familja sapo ishte vendosur në një ishull të Zelandës së Re, nga Afrika e Jugut.

16:15
Ambasadorja amerikane takim me gjyqtarët e KPA-së, Kim: Këmbëngulën në zbatimin e reformës në drejtësi

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua ditën e sotme me gjyqtarët e KPA-së.

15:54
Rama i përgjigjet Albin Kurtit me mesazh në Twitter: Faleminderit, sapo të kthehem nga Asambleja e OKB do të vizitoj Kosovën

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me anë të një postimi në Twitter homologut të tij kosovar, Albin Kurti, pasi ky i fundit e uroi për marrjen e detyrës për herë të tretë në qeverinë shqiptare.

15:50
Qeveria e re/ Basha: Fatkeqësi kombëtare! Qëllimi i PD, t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë së re, ndërsa nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

15:46
19 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 19 raste të reja të vdekjes si pasojë e pandemisë me koronavirus.

15:39
Berisha nisi takimet me demokratët/ Basha: Partneriteti i PD me SHBA, i pacenueshëm!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur tashmë punën për rikthimin e dinjitetit të PD-së dhe demokratëve siç e ka quajtur ai, pasi kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që ta përjashtojë nga grupi parlamentar. Ndërsa gjatë këtyre ditëve, Berisha nuk i ka kursyer sulmet ndaj Bashës, sot ky i fundit ka reaguar.

15:37
FOTO/ Ishin shokë të ngushtë, kush është autori që qëlloi 25-vjeçarin me dy plumba pistolete TT

Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës, ku është plagosur 25-vjeçari i identifikuar si Paulo Bushi (Ndoj).

15:31
Nëna sakrifikohet por shpëton dy të vegjlit duke i ushqyer me gji pas 4 ditësh të humbur në det (fotot)

Nëna e dëshpëruar e dy fëmijëve raportohet se kishte pirë urinën e saj për të mbajtur gjallë dy fëmijët, gjatë katër ditëve të humbur në det pas një aksidenti tragjik me barkën e shëtitjes.

15:30
Zbulime të reja në Durrës, gjenden rrënoja të shekullit 6-7

Në qytetin e Durrësit në zonën ish-lulishtes te 1 maji, është bërë një zbulim i ri arkeologjik.

15:24
Pogradec/ Ende tre vatra aktive zjarresh, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse

Zjarret janë kthyer në problem në Pogradec e rrethinat e tij. 5 vatra ishin aktive dy prej të cilave janë fikur tashmë.

15:19
Balluku: Bypass për Elbasanin. Po bisedohet me donatorët

Shqetësimit të ngritur nga Top Channel të mijëra drejtues mjetesh të cilët çdo ditë qëndrojnë me orë të tëra në trafik në unazën e Elbasanit ka tentuar t’i japë një përgjigje Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë seancës Parlamentare.

15:18
Votimi i qeverisë së re/ Albin Kurti i dërgon letër urimi kryeministrit Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim kryeministrin shqiptar Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

15:17
Në bujqësi punojnë vetëm të moshuarit/ Në të gjithë vendin fermerët kanë mungesa të fuqisë punëtore

Të rinjtë nuk e duan as fshatin dhe as bujqësinë, të vetmit që nuk e kanë tradhtuar fshatin janë mosha e tretë.

15:15
Padi në SPAK për Sabrinën/ Babai i vajzës së vrarë: Të dënohen ata që liruan vrasësit

Mbas vrasjes së Sabrinës, i ati i saj Partizan Bengaj e konsideron çdo minutë që ikën një test për drejtësinë.

15:12
Deputetët e PD takojnë Yuri Kim/ Bardhi: Bisedat para se Basha të merrte vendimin për Berishën

Ashtu si për Reformën në Drejtësi ambasada amerikane  ka thirrur në takime individuale  deputetët e Partisë Demokratike para se Lulzim Basha  të merrte vendimin për të  përjashtuar  Sali Berishën nga grupi parlamentar.

15:09
Meta: Berisha si vera, përmirësohet. Në çdo moment për ceremoninë e betimit të qeverisë së re

Miku i mirë në kohë të vështira. Këtë ka bërë presidenti Ilir Meta për Sali Berishën kur u pyet nga gazetarët në Korçë për fushatën e nisur nga ish i pari demokratëve.

15:08
Votohet me 77 vota “Rama 3”/ Opozita 52 vota kundër, Agron Çela i LSI abstenon

Qeveria Rama 3 është votuar në orën 6 të të mëngjesit të kësaj të premteje.

15:04
Lezhë/ Policia në kërkim të personit që plagosi 25-vjeçarin

Policia e Lezhës është vënë në kërkim të një personi, i cili mesditën e sotme ka plagosur një 25-vjeçar.

15:00
Priti Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim/ Nikolla: Do të kontribuojë që Kuvendi të reflektojë një qasje të re bashkëpunimi e komunikimi.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ambasadorja Yuri Kim i uroi Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, suksese në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.

14:51
Trekëndëshi i Bermudeve, gjendet anija 200 metra: Kishte ngarkesë të çuditshme!

Po kërkonin të dhëna mbi zhdukjen e 5 avionëve mbi Trekëndëshin famëkeq të Bermudeve, kur kanë rënë në gjurmët e një anijeje 200 metra të gjatë.

14:45
Greqi/ U vaksinua me Pfizer se i duhej të shkonte në Universitet, sëmuret rëndë 19-vjeçarja

Një vajzë 19-vjeçare përjetoi orë tmerri pas vaksinimit kundër covid. 19-vjeçarja, e cila është në vitin e dytë të studimeve, shkoi në një qendër vaksinimi në Maroussi për të marrë vaksinën Pfizer, pasi nuk mund të përballonte dot shpenzimet për teste të shpejta për të ndjekur universitetin.

14:44
As diamanti e as floriri, më e shtrenjta në planet- lënda e errët!

Një shekull më parë, nafta e papërpunuar ishte substanca me e vyer në planet.

14:37
Osmani goditje “Knock Out” Serbisë: Shtet autokratik, s’ka vend në BE!

Kosova është në një pikë të raporteve të shkëlqyera dhe të avancuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi presidentja e saj Vjosa Osmani në një intervistë për DW.

14:28
Kurti: Nuk ka datë për takimin me Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

14:27
Me shpejtësi të frikshme në rrugë/ Ndëshkohen 1120 shoferë dhe arrestohen 13 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit

Policia ka bërë me dije se janë ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë kryer shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.