Kampi i haitianëve pranë kufirit të SHBA kalon 10,000 njerëz pasi Biden tha se emigrantët nuk nevojitet të vaksinohen (fotot)

17/09/2021 21:24

Mijëra emigrantë haitianë po vërshojnë në një kamp të improvizuar, nën urën që ndan Del Rio në Texas nga qyteza meksikane e Ciudad Acuña, në emergjencën më të fundit kufitare dhe krizën humanitare të politikave të presidentit Joe Biden.

Mijëra prej tyre shiheshin që kalojnë përditë me këmbë lumin Rio Grande, shumica haitianë, e gjithashtu kubanezë, venezuelanë e nikaraguas.

Daily Mail shkruan se presidenti Biden vendosi rregulla të ashpra vaksinimi ndaj amerikanëve javës që shkoi, por ka pranuar se ata që kalojnë ilegalisht kufirin nuk do të vaksinohen me detyrim. Nga ana tjetër zyrtarët kufitarë kanë thënë se nuk kanë kohë apo hapësirë për të testuar e emigrantët që vijnë në kufi.

Ushqimi dhe uji është i pakët në kamp ndërsa temperaturat arrijnë deri në 40 gradë C.

Bruno Lozano, kryebashkiaku i qytezës meksikanë në kufirin me SHBA, tha se emigrantët mbikqyren nga oficerët amerikanë të kufirit.

Shumica e emigrantëve nga Haiti shpresojnë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, pas tërmetit shkatërrimtar dhe trazirave politike në vend.

Lozano tha se numri i emigrantëve nën urë ka arritur sot në 10,503 nga rreth 8,000 që ishin një ditë më parë.

Kufiri jugor i SHBA është i mbingarkuar me refugjatë që hyjnë nga Meksika,  si dhe nga mijëra refugjatë që vijnë nga Afganistani, shkruan rrjeti francez AFP.

Kryebashkiaku shtoi se përveç atyre nën urë rreth 2,000-3,000 mbahen në qendrat kufitare të procedurave në SHBA.

Top Channel