Presioni në ambientin e Paris Saint Germain është maksimal. Klubi francez arriti të krijonte një nga tredhëmbëshat sulmues më të mirë në histori. Pritshmëritë janë të larta, por barazimi kundër Club Brugge ishte një zhgënjim i madh. Zhgënjeu tifozët parizienë dhe jo vetëm. Michael Owen, fitues i Topit të Artë në vitin 2001 mendon se fenomenët e sulmit të Parisit janë të dobët kur luajnë së bashku.

“Ata janë lojtarë fenomenalë, por të tre së bashku janë më të dobët dhe nuk e kuptoj pse PSG konsiderohet ekip favorit për të fituar Championsin. Mendoj se skuadrat angleze janë shumë, shumë më superiore, në fakt. Nënshkrimet me lojtarë si Donnarumma dhe Sergio Ramos i shtojnë më shumë shanse për ta fituar këtë trofe se afrimi i Messit.”

Owen në analizën e tij thekson se Messi, i cili ka luajtur për gati dy dekada te Barcelona, e ka të vështirë të lidhet me Mappenë dhe Neymarin.

“Mendoj se marrja e Messit e bën PSG-në më të dobët edhe nga fakti që argjentinasi nuk lidhet kollaj me Mbappenë dhe Neymarin.”

Edhe Trajneri argjentinas, Pochettino, është shprehur disa herë ditët e fundit se “atyre do t’u duhet shumë më tepër kohë për të punuar, që të kuptojnë njëri-tjetrin dhe që PSG të funksionojë më mirë si ekip.”

Top Channel