Spektakël në fushë e sherr në tribuna, arrestohen 11 tifozë pas Leicester-Napoli

17/09/2021 23:44

Leicester e Napoli dhuruan spektakël në “King Power Arena”, duke e bërë përballjen nga më të bukurat e ditës së parë të fazës së grupeve të Europa Leagues, ndërsa tifozët e të dy klubeve nuk ishin në të njëjtën lartësi.

Përplasjet mes tifozërive të të dy skuadrave ishin mjaft të ashpra para ndeshjes, por edhe gjatë saj në tribuna dhe sipas komunikatës së policisë së Leicesterit, janë arrestuar të paktën 11 persona, 9 prej të cilëve italianë.

Në total në “King Power Arena” ishin të pranishëm rreth 500 tifozë napolitanë, ndërsa 9 prej tyre mbetën në Leicester, në pritje për t’u njohur me masën e dënimit ndaj tyre.

Top Channel