Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane 21/08 15:58
Ministria e Arsimit në qeverinë e re talebane të Afganistanit njoftoi se mësimi për të gjithë nxënësit meshkuj nga klasa e gjashtë deri në të 12 -të do të vazhdojnë të shtunën.
Njoftimi i publikuar në Facebook nuk i përmend vajzat e asaj moshe.
Më herët, talebanët i lejuan nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë të vazhdonin të shkonin në shkollë, dhe vajzat mund të studionin, por në klasa të ndara nga meshkujt dhe me mënyrën e detyrueshme të veshjes islame.
Në periudhën e mëparshme, kur ishte në pushtet nga 1996 deri në 2001, talebanët i ndaloi vajzat të ndiqnin mësimet dhe të punonin.
Top Channel