![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T221509.575-800x450.jpg)
26/07 22:15
Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Kinë ka shkuar në mbi 1 miliard, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.
Në Kinë deri më tani janë administruar mbi 2,16 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, prej të cilëve mbi 1 miliard njerëz janë vaksinuar tërësisht, njoftoi Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Sipas shifrave të përditësuara, 72 për qind e popullsisë kineze prej 1,4 miliard banorësh është vaksinuar në tërësi.
Top Channel