E premte, 18 Mars 2022
22:53
Kujt i ngjan vajza e Marina Vjollcës?

Një prej çështjeve që u diskutua këtë puntatë të Ëndërrtjerrësit është vajza e marina Vjollcës, Marget.

22:50
23 ditë luftë/ Bombardohen ndërtesat civile në disa qytete! Ukraina: Rusia po provokon tension

Teksa lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 23-të, nuk ka ende shenja paqeje mes dy vendeve. Që herët në mëngjes, u sulmua qyteti i Lviv, ku mbetën të shkatërruara banesa dhe aeroporti i qytetit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se gjashtë raketa lundrimi janë lëshuar nga Deti i Zi. Dy prej tyre u shkatërruan nga raketat kundërajrore. presidenti amerikan Biden bisedoi me homologun e tij kinez, ku i kërkoi që të mos i siguronte Rusisë pajisje ushtarake. Një negociator rus tha se bisedimet Moskë-Kiev janë të përqendruara në statusin neutral të Ukrainës.

22:46
“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti yt”/ Kujt i dedikohet kënga më e re e Donaldit?

Donald Veshaj ka publikuar sot në Instagram një pjesë nga kënga e tij, e cila do të publikohet nesër.

22:40
Marinën apo Luanën? Kë zgjedh Ed Manushi

Moderatori Ed Manushi ka treguar se për kë ka simpati më shumë në Ëndërrtjerrësit.

22:33
“Rindërtimi i Ukrainës së Lirë”, BE fond solidariteti pas pushtimit rus

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e krijimit të një fondi solidariteti për Ukrainën për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve bazë në vend dhe për të përmbushur nevojat imediate të qytetarëve, kështu tha të premten presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

22:22
Gafa e Ed Manushit që zgjodhi vetë ta transmetonte

Moderatori Ed Manushi realizoi një prej gafave të bëra virale gatë transmetimit të emisionit “Tjetri”.

22:21
Hyri me motor në finalen e “Top Fest”, Marina rrëfen përjetimin e mamasë së saj

Moderatorja Marina Vjollca tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se kur pamjet janë shfaqur në ekranin e madh të “Top Fest” mamaja e saj ka mbetur e shokuar duke e parë me shumë frikë, ndërsa ishte mbi motor.

21:59
Motra dhe kundërshtare! Marina dhe Luana Vjollca rrëfejnë eksperiencën në skenë

Marina dhe Luana Vjollca rrëfyen këtë mbrëmje në “Ëndërrtjerrësit” eksperiencën e tyre bashkë në skenë.

21:54
Çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Ukrainë

Sulmet ruse kanë arritur në qendrën e qytetit jugor të Mariupolit, ku shumë civilë janë ende të bllokuar dhe më shumë se 80% e ndërtesave të banimit janë dëmtuar ose shkatërruar.

21:50
Luana Vjollca tregon për Ëndërrtjerrësit fillimet e saj të karrierës dhe audicionin e parë

Luana Vjollca tregoi për “Ëndërrtjerrësit” se si e filloi karrierën e saj në “Fiks Fare”.

21:30
Luftë në qendër të Mariupolit, në ditën e 23 të pushtimit Rusia bombardon disa qytete

Gjatë së premtes, në ditën e 23 të pushtimit të ukrainës, luftime të ashpra janë zhvilluar në qendër të qytetit të Mariupolit, pas sulmit në Lviv dhe Kiev.

21:18
Luftëtarët perëndimorë braktisin Ukrainën pas sulmit me dhjetra të vrarë ndaj bazës: Luftë ndryshe nga e Afganistanit (fotot)

Pas nisjes së sulmit rus më 24 shkurt, është raportuar gjerësisht se qindra vullnëtarë i janë përgjigjur thirrjes për të luftuar për Ukrainën, shumica e tyre me eksperiencë të mëparshme lufte.

21:08
Bordi i Transparencës për rritjen e çmimeve/ Ministrja e Ekonomisë: S’vendosim dot çmimet që duam, por s’do lejojmë asnjë abuzim

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ajo e Bujqësisë, Frida Krifca në një deklaratë për mediat këtë të premte folën për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe imputeve bujqësore.

21:06
“Shakatë” Rama-Kim/ Batuta mes kryeministrit dhe ambasadores amerikane

Pak ditë më parë ‘Top Channel’ publikoi historinë e disa afganëve të ardhur në vend shtatorin e kaluar. Ata kanë nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ndërsa rektori fliste me ambasadoren amerikane është ndeshur befas me ironinë e kryeministrit.

20:49
Zyrtari amerikan: Rusia ka ngecur

Forcat ruse “mbeten kryesisht të bllokuara në të gjithë Ukrainën, por kanë rreth 90% të “fuqisë së tyre luftarake të mbledhur ende në dispozicion”, thotë një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane.

20:40
Sa e dëmshme është një gotë verë në ditë?

Fusha e kërkimit shkencor për alkoolin duket paksa e çorientuar për momentin, të paktën sa u përket njoftimeve në publik.

20:37
Fiks fare/ E sëmura me leuçemi akute ‘zvarritet’ nëpër shkallë hekuri, kunata i ka zënë rrugën e shtëpisë

Prej më shumë se një viti një grua 50 vjeç e sëmurë me leuçemi akute është e detyruar të kalojë me shkallë hekuri murin për të hyrë apo dalë në shtëpinë e saj.

20:23
Elbasan/ Përfshihet nga flakët toka në fshatin Vidhas

Një sipërfaqe toke me shkurre në fushat e fshatit Vidhas në Elbasan është përfshirë nga flakët.

20:21
Erdogan inauguron urën e varur më të gjatë në botë mbi Dardanele (fotot)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan inauguroi sot urën e varur më të gjatë të botës mbi ngushticën e Dardaneleve në Turqinë veriperëndimore.

20:21
Debate në studio/Acarohet Rrushja nga takimi Alesja-Astrit

Pas një kërkese për takim katër minutësh midis Alesjas dhe Astritit solli acarime në studion e Për’puthen.

20:04
“Portret i pambaruar”/ Prezantohet filmi me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës

Filmi “Portret i pambaruar”, me regji të Namik Ajazit, skenar të Ruzhdi Pulahës dhe me drejtor fotografie Nino Celeste, do të prezantohet për dy javë në kinema, nisur nga 18 marsi.

19:52
Gjykata, oksigjen Bashës/ Njihen ndryshimet statutore të korrikut

E premtja më në fund solli një gjysmë lajm të mirë për Lulzim Bashën.

19:48
Trefish për 100 kilometra! Vëzhgimi i TCH: Nga Lushnja në Tiranë, si i rrisin çmimet tregtarët

Çudia e rritjes se çmimeve në Shqipëri është se nuk rriten vetëm çmimet e importit, por edhe të produkteve bujqësore të prodhuara në vend.

19:43
Kryeqyteti i listave! Kamza, atje ku të varfër janë edhe pronarët e listave

Prej vitesh lista e borxheve të të varfërve ne dyqanet e lagjeve është një realitet i dhimbshëm. Por nëse pyet sot, Zoje Ismailin, pronare e një dyqani të vogël në periferi të Tiranës, ajo vë duart në kokë.

19:41
Ja si shtrenjtohet vaji! Rritja e çmimit nga grosistët tek dyqanet e lagjes

Ndërsa çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën, në Shqipëri ato shtohen edhe nga abuzimet. Abuzime që qeveria thotë se do i verë ne kontroll, për te mos i lenë te vjedhin nga xhepat e shqiptarëve.

19:33
Pushime para protestës! Qeveria ofron tre ditë “pa naftë”, me biçikleta dhe hashure

Për ata qe duan të shkojnë në protestë të shtunën, qeveria e ka një ofertë: një fundjavë të gjatë pushimesh.

19:32
Bora tregon historinë e tatuazhit më të rëndësishëm në trupin e saj, kujt i dedikohet?

Në studion e Për’puthen nisën pyetjet rreth tatuazheve dhe kujt i dedikohen ato.

19:31
Telefonata Putin-Macron, çfarë i kërkoi presidenti francez

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësim për situatën në Mariupol, qytetit më të goditur në Ukrainë, gjatë bisedës më shumë se një orë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

19:21
Certifikimi i zgjedhjeve të 6 marsit/ OSBE: Ka ende shumë punë për rritjen e integritetit të procesit zgjedhor

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përgëzoi procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit në vendin tonë, por me disa rezerva.

19:09
“Ti je dallaveraxhi”, për kë e ka Alesja në Për’puthen?

Takimi i Alesjas dhe Kristit nisi me shumë pozitivistet, ndërsa të dy u munduan të njihnin njëri-tjetrin.

19:07
Nis Hetimi i OSBE-së për shkeljet e të drejtave të njeriut në luftën e Ukrainës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka nisur hetimet për abuzimet me të drejtat e njeriut dhe mizoritë e kryera në luftën e Rusisë në Ukrainë.

18:58
SHBA publikon vdekjen e burrit të mbajtur përtokë nga policët, dy muaj para vrasjes së George Floyd (VIDEO)

Pamje të rënda janë publikuar së fundmi nga policia e Kalifornisë ku shihet i ndaluari që pak para se të vdesë, thërriste “Nuk marr dot frymë!” ndaj policëve që e mbanin nga sipër.

18:47
Negociatori ukrainas: Rusia po provokon tension! Pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar

Negociatori i Moskës Vladimir Medinsky tha më herët se të dy palët janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n.

18:44
Osmani: Marrëdhëniet me SHBA-në, ekzistenciale dhe strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18:39
Beniada vendoset në një shtëpi të re në Tiranë (Foto)

Modelja Beniada Nishani është zhvendosur në Tiranë, ku po kalon pjesën më të madhe të kohës, për shkak të angazhimeve në Shqipëri.

18:30
Top Talk/ Kulluri: PD është përtej Bashës dhe Berishës. Synimi im për t’u bërë kryetar vazhdon

Demokrati Edvin Kulluri tregoi për “Top Talk” synimin e tij për t’u bërë kryetar dhe opinionin që ka për dyshen Basha-Berisha.

18:06
“Krim ekonomik”, protestë kundër rritjes së çmimeve në Durrës: Qeveria të ndërhyjë!

Një grup qytetarësh protestuan pasditen e sotme, në Durrës, kundër ngritjes të çmimeve të produkteve ushqimore.

18:05
Shefi i Mbrojtjes britanike: Rusia nuk arriti të përmbushte objektivat në Ukrainë

Rusia  nuk arriti të përmbushë objektivat e saj në Ukrainë, tha  shefi i inteligjencës së Mbrojtjes Britanike.

18:04
Vëllezërit e vegjël gjenden mrekullisht pas katër javësh të humbur në pyjet e Amazonës (fotot)

Dy të vëllezër të vegjël indigjenë janë shpëtuar pasi kishin humbur për katër javë në pyjet tropikale të Amazonës braziliane.

17:44
639 pacientë aktivë me koronavirus në vend/ 76 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

76 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar nga 1.866 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.

17:42
Berisha-ambasadës ruse: Provokim i stilit sovjetik, përfaqësues të diktatorit

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson provokim reagimin e ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratën e tij se i ishin propozuar oferta të mëdha nga Gazpromi për të sabotuar projektin TAP në vendin tonë.

17:38
Rruga drejt “Air Albania”/ Shorti i Conference League surprizon Romën, e vë përballë Bodo/ Glimt

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Conference League.

17:29
Gruaja largohet nga Kievi duke mbushur makinën me 20 bulldog-ë francezë (fotot)

Kur predhat e artilerisë nisën të binin mbi Ukrainë, Olena Lukash nuk mendonte gjë tjetër përvec sigurisë së “fëmijëve të saj me katër këmbë”.

17:23
“Jo” zërit të Moskës! Rregullatori britanik i heq licencën televizionit RT

Rregullatori i medieve në Britaninë e Madhe, Ofcom, njoftoi se ka tërhequr me efekt të menjëhershëm licencën e kanalit televiziv të mbështetur nga Rusia, RT.

17:17
Negociatori rus: Bisedimet me Kievin të përqendruara në statusin neutral të Ukrainës

Një negociator rus tha këtë të premte, në ditën e 23 të luftës se bisedimet Kiev-Moskë janë përqendruar në çështjen e neutralitetit të Ukrainës.

17:16
Vizë “e përshpejtuar” për ukrainasit, mijëra vetë përfitojnë nga skema britanike

Britania lëshoi 6,500 viza për refugjatët ukrainas, në skemën e re të lidhur me njerëzit që i largohen konfliktit në Ukrainë.

17:09
OKB: 816 civilë të vrarë në luftë deri më tani

OKB tha këtë të premte se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë deri më 17 mars.

17:00
Ngordhja masive e pulave, inspektorja tregon masat e marra

Inspektorja e veterinarisë, Gezime Shehu tregoi për “Shqipëria Live” hapat që po ndjekin për parandalimin e përhapjes së infeksionit tek shpendët dhe parandalimin e rrezikut që mund të kenë konsumatorët.

17:00
Turistja përndiqet nga maniaku seksual që ndalon gjestet e turpshme vetëm pas goditjeve me rrymë elektrike nga policia (fotot)

Halley Kate dhe shoqet e saj patën një eksperiencë traumatizuese gjatë pushimeve të tyre të pranverës në Florida, ku u përndoqën nga një burrë që masturbohej para tyre. I dyshuari kishte ndaluar aktivitetin e turpshëm vetëm pasi u godit tetë herë me pistoletë elektrike nga policia.

16:55
Lufta në Ukrainë, Kurti: Putin do ta shpërndajë luftën edhe diku tjetër! Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kancelari i Austrisë Karl Nehammer gjatë konferencës për media komentuan edhe temën më të nxehtë të momentit në të gjithë botën.

16:49
Përfundon biseda Biden- Xi

Video-telefonata mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping ka përfunduar, sipas Shtëpisë së Bardhë.

16:48
Kancelari austriak takon Kurtin: Ballkani Perëndimor, pikë gjeostrategjike, Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur këtë të premte Kancelarin i Austrisë Karl Nehammer.

16:40
Dhjetëra të vdekur nga sulmet me raketa në Mykolaiv

Sulmet me raketa në Mykolaiv të Ukrainës kanë shkaktuar viktima masive.

16:32
Jeta tragjike e majmunit obez që hëngri deri në vdekje megjithë dashamirësinë e fituar në rrjetet sociale (fotot)

Një majmun obez që kishte arritur peshën e sëmurë prej 15 kg dhe shihej duke u ushqyer me mbeturina në rrugët e qytetit, mori mbështeje nga e gjithë bota, edhe pse tashmë fati i tij është i mbuluar nga misteri.

16:32
Zelensky: Bombardimet ruse po pengojnë evakuuimet në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha këtë të premte se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin jugor të Mariupolit të krijojnë korridoret humanitare.

16:23
Frikë nga helmimi! Putini pushon nga puna 1.000 pjesëtarë të stafit

Reagimet kundër Rusisë e sidomos kundër liderit të saj, Vladimir Putin janë shtuar në mbarë botën, me tone të forta indinjate ndaj agresionit rus në Ukrainë.

16:20
Përdorte pasaportë të falsifikuar bullgare, kapet në Bruksel 36-vjeçari i dënuar për vrasje me dashje

Mariglen Përgjini, i dënuar për vrasje me dashje ka rënë në pranga në Bruksel gjatë operacionit ndërkombëtar të  koduar “Avenue”. 

16:10
Hetim vajit “të artë”! Dyshohet se kompanitë rritën njëkohësisht dhe abuzivisht çmimin

Nëntë kompani importuese dhe prodhuese të vajit sot janë nën hetim për abuzim për rritje çmimesh.

16:04
Shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, 36-vjeçari shqiptar arrestohet në Belgjikë (Emri)

Një 36-vjeçar shqiptar nga Lezha i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë.

15:52
Rusia kërcënon Shtetet e Bashkuara: Do t’ju tregojmë vendin, e kemi fuqinë!

Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se Moska e ka mundësinë të nxjerrë në pah të gjithë fuqinë e saj dhe akuzoi Perëndimin për nxitjen e një komploti të egër për ta copëtuar këtë vend.

15:41
Televizioni shtetëror rus ndërpret fjalimin e Putinit

Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, teksa ai i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë.

15:36
Putin mban fjalimin pro-luftë në stadiumin në Moskë, teksa ushtria bombardon perëndimin e Ukrainës (fotot)

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur sot një fjalim në një stadium të mbushur me mijëra njerëz në mbrojtje të pushtimit të tij të Ukrainës ku mbështetësit valëvisnin flamurë me simbolin ushtarak ‘Z’ në arenën Luzhniki në Moskë.

15:34
Peng në zyrat e kadastrës/ Historia e emigrantit: Nuk marr përgjigje as për shtëpinë, as për tokën

Shqiptarët kanë 30 vite që nuk bëhen dot pronarë të pasurive të tyre.

15:27
Ankesa e Shullazit për ’41 Bis/ Kushtetuesja: Izolimi qëndron, por iu shkelën të drejtat gjatë gjyqit

Dyert e 41 biss nuk u hapën për ta bashkuar me të dënuarit e tjerë, por për ta dërguar në spital Emiliano Shullazin.

15:20
Do të vijnë refugjatë nga Ukraina/ Autobusi me 40 gra dhe fëmijë nuk ka shofer!

Autobusi i parë me  40 gra dhe fëmijë pritet të mbërrijë nga Ukraina e të strehohen në vendin tonë.

15:10
Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Bashës

Gjykata e Tiranës të premten ka regjistruar ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.

15:06
Më shumë taksa nga çmimet e larta/ Qeveria grumbulloi 145 milionë euro më shumë

Buxheti i shteti po grumbullon më shumë para nga rritja e fortë e çmimeve.

15:05
Nesër protesta/ Kërkesat për çmimet, organizatorët i japin afat qeverisë deri nesër

Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimive i kanë cilësuar si të pamjaftueshme masat e qeverisë për përballimin e krizës.

15:02
Katër ditë pushime, qeveria nxjerr vendimin para protestës për çmimet

Protestat të së shtunës, do të pasojë me disa ditë të gjata pushimi në Shqipëri.

15:00
“Situatë e vështirë energjetike”, Ujësjellësi i Fierit njofton kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

Qytetarët e Fierit do të furnizohen me ujë të pijshëm, me presion të kufizuar gjatë natës.

14:59
Një pjesë e luftës në Ukrainë është në Telegram

Në javët e fundit, aplikacioni i mesazheve Telegram është shndërruar në një burim kryesor informacioni dhe komunikimi në Ukrainë. Qytetarët po i largohen gjithnjë e më shumë informimit përmes kanaleve tradicionale, siç janë radio dhe televizioni, kjo edhe për shkak të sulmeve të vazhdueshme në infrastrukturë, por edhe në Rusi, lajmet për luftën që transmetohen në mediat kombëtare filtrohen nga censura dhe propaganda qeveritare.

14:43
Rritet fluksi në portin e Durrësit/ Mbi 70 mijë pasagjerë vetëm dy muajt e parë të vitit

Rreth 70.200 pasagjerë kanë udhëtuar nga porti i Durrësit dhe drejt tij në dy muajt e parë të vitit 2022.

14:38
Putini paraqet kushtet e tij/ Telefonata me Erdogan: Moska kërkon të shpëtojë fytyrën

Turqia u vendos me shumë kujdes në pozicionin e ndërmjetësit mes Rusisë e Ukrainës, dhe përpjekjet e saj duket se po shpërblehen.

14:30
Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zëvendësministri Agron Tare

Agron Tare është liruar nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të premte.

14:20
Refugjatët e luftës/ Ukrainasit mund të hyjnë në Shqipëri pa leje qëndrimi

Shtetasit ukrainas që po i largohen luftës në vendin e tyre mund të vijnë në Shqipëri dhe të jetojnë deri në një vit pa leje qëndrimi.

14:20
Kampionati Europian i Peshëngritjes do të mbahet në Tiranë, Veliaj: Privilegj që do të jemi shtëpia e kampionëve

Nga datat 25 maj deri në 2 qershor, Tirana në cilësinë e Kryeqytetit Europian të Rinisë, do të mirëpresë Kampionatin Europian të Peshëngritjes.

14:16
Mali i Zi nën ndikimin rus, qeveria nuk miraton dot sanksionet ndaj Moskës!

Mosmarrëveshjet mbi procedurën e miratimit të vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, çuan në ndërprerjen e mbledhjes së qeverisë në Malin e Zi.

14:11
“Sipërmarrësit e Diasporës” në Top Channel! Dokumentarët në shqip dhe anglisht që do të dëshmojnë historitë e suksesit të shqiptarëve në botë

“Sipërmarrësit e Diasporës” është një seri dokumentarësh me shqiptarë që kanë ndërtuar biznese në shtete të ndryshme të botës.

14:10
Marrin flakë kodrat në Vlorë, zjarri djeg 70 rrënjë ullinj

Një vatër zjarri ka rënë mesditen e sotme në kodrat e fshatit Bestrovë të njësisë administrative Qëndër.

13:50
Hapet ekspozita unike “Ne jemi heronjtë tanë” në Muzeun Kombëtar

Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” sjell në Shqipëri ekspozitën e parë “Street Art”” në Tiranë me titull “Ne jemi heronjtë tanë”.

13:43
Sulme në Lviv, Mariupol, Kiev dhe qytete të tjera ukrainase/ Disa viktima dhe dhjetëra të plagosur

Dita e 23-të e luftës në Ukrainë ka nisur me sulme dhe bombardime nga forcat ruse në disa qytete të vendit. Numri i civilëve të vrarë sa vjen e rritet, ndërkohë që Ukraina thotë se Rusia tashmë ka shënjestruar civilët.

13:25
120 raste mashtrimi! Zbardhet hetimi i BE-së, ish-kryeministri bullgar në pranga për fondet 

Askush nuk është mbi ligjin, shkroi në faqen e tij në Facebook kryeministri bullgar Kiril Petkov në ditën kur paraardhësit të vet i viheshin prangat për abuzim me fondet e BE-së. Bojko Borisov, ish-kryeministri i Bullgarisë, u arrestua mbrëmjen e së enjtes gjatë një aksioni policor që lidhej me hetimet e Zyrës së Prokurorit Publik Europian.

13:21
Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të Armando Dukës

Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi pezullimin nga detyra të Dukës dhe 2 zyrtarëve të tjerë të FSHF.

13:01
Rama: Dita e hënë pa makina për të kursyer naftën. Opsioni i punës nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të behët një mbledhje që të vendoset dita e hënë për të kursyer dhe jo për ekologji.

12:58
Kuvendi pranon kërkesën e PD-së për mocionin me debat për çmimet

Konferenca e Kryetarëve të premten vendosi të pranojë kërkesën për mocion për debat për rritjen e çmimeve.

12:58
Digjet banesa në Divjakë, lëndohet 46-vjeçarja. Çfarë dyshohet

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të premte në Sulzotaj të Divjalës.

12:56
“Gazprom më ofroi një shumë përrallore”/ Reagon ambasada ruse: Sa kërkoi Berisha që as Gazpromi nuk arriti t’i mbledhë dot?

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se “10 vjet më parë refuzoi ryshfetin e ofruar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri”.

12:49
“Mos rrisni biletën”/ Rama me përfaqësuesit e transportit: Japim 500 mln kompensim

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka akorduar shumën prej 500 mln lekëve për transportin, për shkak të rritjes së çmimit të natës.

12:41
Finalja e Conference League/ Dalin në shitje biletat e finales së Tiranës

Roma dhe 7 skudra të tjera janë kualifikuar në çerekfinale të konferencë ligës.

12:29
Ekspozita e Gjergj Metës/ Kryeveprat botërore në perceptimin e piktorit

Gjergj Meta vendoset për herë të parë në Galerinë e Tiranës, nw njw ekspozitw personale.

12:29
Hidhet shorti i çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

12:21
Prespa e Vogël u tha, nga liqeni ka mbetur vetëm këneta

Liqeni i Prespës së Vogël në pjesën Shqiptare është në fund të stadit të zhdukjes së tij ndërsa nuk ka më shpresa për rikthim.

12:10
Mbi dy milionë refugjatë kanë hyrë në Poloni

Garda Kufitare e Polonisë ka thënë se numri i refugjatëve që kanë hyrë në këtë shtet nga Ukraina, prej nisjes së pushtimit rus, ka kaluar shifrën dy milionë.

12:01
UBT partneritet me Universitetin e Michiganit, Kim: Vlerësim për Shqipërinë, hapi dyert për refugjatët nga Afganistani

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Miçiganit këtë të premte.

11:54
Scholz bisedon me Putinin dhe i kërkon armëpushim në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të urdhërojë ndaljen e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare.

11:53
Grupi i protestuesëve: Masat janë të pamjaftueshme, kemi 5 kërkesa!

Grupi inciator i protestës për rritjen e çmimeve, i ka cilësuar si të pamjaftueshme masat e mara deri më tani nga qeveria, në paketën e mbrojtjes sociale.

11:49
“Vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje”/ Arrestohen 8 persona, katër prej tyre ishin shpallur në kërkim

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, ku katër prej tyre ishin shpallur në kërkim.

11:37
Majlinda Angoni rikthehet në postin e prefektit

Majlinda Angoni, ish-kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, ritkthehet në postin e prefektit të Qarkut të Shkodrës.

11:32
E kishte kthyer lokalin në ambient për lojëra fati, arrestohet pronari dhe klienti në Elbasan

Një person është vënë në pranga në Elbasan pasi kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit të tij, për organizimin e lojërave të fatit.

11:25
Kancelari gjerman telefonatë me Putinin, i kërkon armëpushim në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë.