E rëndë në Selanik/ Shqiptari i merr jetën aksidentalisht 27-vjeçares, e tërheq të renë disa metra zvarrë me motor

31/08/2022 16:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e sotme, ku një 20-vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje një 27-vjeçare greke.

Mediat greke bëjnë me dije se e reja po kthehej nga festa e beqarisë, të cilën e kishte organizuar para dasmës, teksa një motor i drejtuar nga një 20-vjeçar shqiptar, i cili e tërhoqi disa metra zvarrë e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua disa momente më vonë.

E reja u transportua menjëherë në spital ku iu nënshtrua edhe një operacioni por fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

 

Top Channel