Live/ “Të qëndrojmë të bashkuar”, 37 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi pas fjalimeve te Kryeministria
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Amerikës si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit,” – shkruhet në reagimin e ambasadës amerikane në twitter.
Kujtojmë se me vendim të Këshillit të Ministrave, Gledis Nano u shkarkua sot nga posti që mbante prej 10 muajsh, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Vendimin e shkarkimit e njoftoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili argumentoi se Nano nuk përmbushi objektivat e kërkuara në krye të Policisë së Shtetit.
Gledis Nano mori postin e drejtorit të përgjithshëm të polcisë së Shtetit, në tetorin e 2021, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Ardi Veliu.
Nano ka një karrierë mbi 20-vjeçare në polici dhe 5 vitet e fundit ishte drejtor i drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë
Top Channel